Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi dy persona, dy tjerë akoma i kërkon në lidhje me aksidentin vdekjeprurës
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona në lidhje me një aksident komunikacioni ku ka ndërruar jetë një grua 79 vjeçare, ndërsa ndaj dy tjerëve ka paraqitën fletarrestim, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin fatal në komunikacion në rrugën “Fronti Kombëtar” në Shkup rreth orës 11:30, në të cilën një veturë “Passat” me shofer 18 vjeçarin S.S., ka goditur 79 vjeçaren L.J. nga Shkupi, e cila ka ndërruar jetë pas lëndimeve, ndërsa shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia është në kërkim të prindit 45 vjeçar B.S. dhe djalit të tij 18 vjeç S.S., të cilët e kishin lëshuar shtetin përmes Tabanocit me ndihmën e 45 vjeçarit Sh.P. dhe 53 vjeçarit A.J. Dy të fundit janë arrestuar nga Policia, ndërsa ndaj tyre është paraqitën edhe kallëzim penal, sikurse edhe ndaj 45 vjeçarit dhe djalit të tij.
Prokurori ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarit e përfshirë në vdekjen e Luba Jakovleskës, ku i dyshuari kryesor llogaritet djali 18 vjeçar, i cili sipas Prokurorisë nuk ka pasur as leje për vozitje.