Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 53 vjeçarin për sulmin ndaj punonjësve të televizionit Alsat

Në orët e pasdites njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut se u arrestua një i dyshuar në lidhje me sulmin ndaj tre punonjësve të televizionit Alsat, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë nga SPB Shkup, sot kanë arrestuar 53 vjeçarin S.E. nga Shkupi, pas kallëzimit nga 39 vjeçari B.J. nga Shkupi, kameraman në TV Alsat”, raporton Policia. Në paraqitje theksohet se viktimat ishin sulmuar nga një person i cili kishte dal nga një sallon për flok dhe kishte sulmuar gazetarët që ishin duke përgatitur një kronikë.

Policia sqaroi që në momentin e marrjes së kallëzimit, kanë marrë masa drejt identifikimit të sulmuesit, ndaj të cilit priten procedim të rastit pas dokumentimit të rastit.

Ndryshe, sot në Çarshinë e Shkupit, gjatë orarit të punës është sulmuar ekipi i televizionit Alsat, dy gazetaret – Era Gjakova dhe Sarah Hoxha si dhe kameramani që ishte me to.