Petrovska e përshëndeti vendimin e KSHPK-së, thotë se nuk ka asgjë të kontekstueshme në furnizimin e helikopterëve

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska e përshëndeti vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit i cili hapi lëndë për furnizimin e helikopterëve, duke theksuar se nuk ka asgjë të kontestueshme në procedurë dhe se ajo është zbatuar në pajtueshmëri të ligjit, njofton Portalb.mk.

Petrovska sonte në intervistë për TV21 potencoi se Ministria e Mbrojtjes i qëndron në dispozicion KSHPK-së që t’i dorëzojë të gjithë dokumentet që do t’i ndihmojnë në definimin e të vërtetës.

“E përshëndes vendimin e KSHPK-së i cili në kuadër zë kompetencave të saj ka të drejtë dhe obligim që çdoherë kur ekzistojnë dyshime të caktuara në opinion, në rrethin e kompetencave të saj t’i zbardh. Për arsye se nuk ka asgjë të kontestueshme në këtë procedurë e cila është realizuar në pajtueshmëri të ligjit dhe procedurave ligjore, unë personalisht e përshëndes aktin e këtillë të KSHPK-së dhe qëndroj në dispozicion si ministre, por edhe Ministria e Mbrotjtjes që t’i dorëzojmë të gjithë dokumentet që do t’u ndihmojnë në definimin e të vërtetës”, tha Petrovska.

Potencoi se procedura për furnizimin e helikopterëve ka filluar para disa viteve dhe është në pajtueshmëri të Ligjit për furnizime nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë, ku parashikohet instrument për firmosje të marrëveshjeve Qeveri-me-Qeveri.

Petrovska shpjegoi se kompania “Leonardo” është përzgjedhur si një nga ofertat më të volitshme.

“Kur shqyrtohen ofertat, ajo është detyrë e Ekipit projektues të integruar, ata nuk i shqyrtojnë vetëm performansat. Performansat janë një nga kushtet ose kategoritë që ata i vlerësojnë. Është shumë e rëndësishme që gjatë blerjes së gjërave të këtilla në mbrojtje, që do të jetë me mirëmbajtjen, që do të jetë me trajnimin…Ne tani përdorim helikopterë aviacioni nga prodhimtari lindore. Ata në vitin 2023 duhet të largohen, të ndërpritet përdorimi i tyre dhe për këtë arsye nuk i modernizojmë të gjithë, por operativ janë vetëm disa”, tha Petrovska.

Ajo potencoi se dy helikopterë janë dërguar në Çeki për riparim dhe ata do të kthehen shumë shpejtë, në mars ose prill.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) informoi se sot (19 mars) ka hapur lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për Armatë me vlerë 230 milionë euro dhe për blerjen e 22 autoambulancave përmes tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne po hapim rastet me iniciativën tonë, pasi kemi dëgjuar nga mediat, për rastet aktuale para zgjedhjeve. Dy rastet për blerjen e helikopterëve dhe autoambulancave, me 13 raste të tjera, do të thotë se kemi 15 raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së për Radion Evropa e Lirë.