Petrovska: Drejtorët e ASK-së dhe të gjithë të përfshirët t’i nënshtrohen testit të poligrafit për përgjimin e supozuar
Të gjithë drejtorët e Agjencisë për Siguri Kombëtare, përfshirë edhe drejtorin aktual, duhet t’i nënshtrohen testit të poligrafit përpara komisionit të mbikëqyrjes, tha deputetja e LSDM-së dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, gjatë debatit me kolegun e saj Brane Petrushevski në TV Kanal 5, transmeton Portalb.mk.
Duke komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së për përgjimin e supozuar që ka ndodhur kur ata ishin në opozitë, Petrovska kritikoi bllokimin e tyre për deklasifikimin e dokumenteve.
“Pse nuk lejuat të deklasifikohen dokumentet që supozohet se janë pjesë e përgjimeve, ku mund të lexohet e gjithë përmbajtja? A mund të biem dakord kështu: nëse nuk dëshironi të deklasifikojmë dokumentet, pasi komisionit iu pengua mbikëqyrja, a pranoni që të gjithë ne në Kuvend – secili që ka qenë subjekt i përgjimit sipas ligjit, pra të gjithë ata që janë përmendur publikisht, përfshirë edhe të gjithë drejtorët e ASK-së, si dhe drejtorin aktual – t’i nënshtrohen testit të poligrafit përpara komisionit të mbikëqyrjes?”, deklaroi Petrovska.
Pretendimet për keqpërdorim vijnë nga kryeministri aktual, Hristijan Mickoski, i cili dyshon se është përgjuar në periudhën kur ishte lider i opozitës, së bashku me disa biznesmen dhe gazetarë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ish-drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.
Kujtojmë se në vitin 2016, kur Zoran Zaev shpaloste bombat, u zbulua se, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor. Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.
- LEXO: Më kanë përgjuar mua dhe fëmijët e mi, u shpreh i bindur kryeministri Mickoski
- LEXO: Afera e re e spiunimit në RMV, gjyqësori përballet me një mundësi të re për t’u “korrigjuar”
- LEXO: RMV, është shtyrë seanca kuvendore për mbikëqyrjen e ASK-së
- LEXO: Mickoski: Shumë shpejt do të shihni se si është përgjuar vitet e fundit, do të tmerroheni