Përtej fundit!

Bota nuk është në rrezik nga njerëzit që bëjnë të keqen, por nga ata që e lejojnë atë – thotë Ajnshtajni

“Efekti flutur”, ti teori e kaosit ka simbolikën se një lëvizje e vogël anomalie në një pikë të botës mund të krijojë kaos global. Dihet se murtaja e shekullit të 14-të shkatërroi perandorinë më të fortë në historinë e njerëzimit dhe vrau qindra miliona njerëz në Euroazi. Perandoria Mongole, me një sipërfaqe prej 33,000,000 km², u shemb si një shtëpi kartoni. Pak më vonë, nga pasojata asaj murtaje lindi revolucioni teknologjik në Evropë, i cili më pas çoi botën në kolonializëm global. Parag Khan, një strateg i famshëm gjeopolitik dhe autor i librit – “E ardhmja është Azia”, ​​thotë se jemi dëshmitar të ndryshimeve të mëdha tektonike në shkallë globale. Bota pëson na nga katër “goditje” të mëdha – Kovidi, Ukraina, Trumpi dhe Lindja e Mesme! Rendi ekzistues botëror u shemb si një shtëpi potenkini për disa muaj. Dihet se “gripi spanjoll” pas Luftës së Parë Botërore, i plotësuar nga Traktati i Versajës, çoi në “Depresionin e Madh (1929-1933), i cili solli Hitlerin në pushtet dhe mori rreth 50 milionë jetë njerëzish dhe shkaktoi shkatërrime me përmasa të mëdha.

Në fakt, pas Luftës së Dytë Botërore, u krijua OKB-ja me fuqi të mëdha funkcionale dhe institucione operative. Por disfata e Bashkimit Sovjetik në Afganistan çoi në rënien e BRSS-së, e më pas edhe të mbar komunizmit në Evropë. Bota u bë unipolare, ku e vetmja superfuqi globale ishte SHBA-ja. Por më vonë Kovid dhe do luftëra krijuan një mjegull të dendur globale, kështu që “efektet flutur” tronditën botën. Ekonomitë perëndimore filluan t’i ngjajnë fatit të një udhëtari të humbur në një shkretëtirë plot me halucinacione për një oazë me ujë e palma. Bota nuk do të jetë më kurrë e njëjtë si para vitit 2019. Numri i blerësve dhe shitësve të “mjegullave” u pat rritur jashtëzakonisht shumë!

Zinxhirët e furnizimit në tregjet globale kanë rezultuar shumë më komplekse nga sa mendohej më parë. Stephen Hall, ish-kreu i operacioneve të CIA-s për Rusi, thotë: “Askush nuk mund ta kishte parashikuar një ndarje kaq të madhe brenda vetë Perëndimit!” Një luftë e zgjatur është një provë serioze e unitetit midis SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Pentagoni dhe NATO e dinin se do të kishte një luftë të gjatë në Ukrainë dhe se SHBA-të nuk do të përfshiheshin me kapacitetin e nevojshëm – tha Hall.

Djalli sjell vetëm ferrin!

Sot, bota përballet me sfida më të rrezikshme ushtarake dhe ekonomike se kurrë më parë. Analistët kryesorë kishin parashikuar se lufta në Ukrainë do të ketë “pasoja të mëdha” për furnizimet globale me ushqim dhe energji. Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit, të cilat kanë shkaktuar inflacion të lartë, tashmë po krijojnë implikime të mëdha politike në të gjithë botën. Larry Fink, drejtor ekzekutin në “BlackRock”, një nga kompanitë më të mëdha në botë, e cila menaxhon portofolin më të madh të aseteve në botë prej 10 trilionë dollarësh, thotë se ka një përçarje të madhe në komponentët ekonomikë që lidhin botën. Sanksionet afatgjata ndaj ekonomisë ruse kanë ndëshkuar jo vetëm regjimin e Putinit, por të gjithë ekonominë globale. Çmimet e energjisë janë ende të larta sepse Rusia është e shkëputur nga një pjesë e konsiderueshme e tregut botëror të naftës.

Si rezultat i luftës, rritja ekonomike e BE-së midis viteve 2022 dhe 2025 është më pak se një përqind në vit, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është rreth dy përqind, dhe në Kinë është nën katër përqind. Kjo është një shenjë serioze se bota po ngec. Trazirat po përshkallëzohen në pjesë të Afrikës, kurse Lindja e Mesme vazhdon të ziejë ngadalë. Një në 11 persona në botë tani vuan nga uria ekstreme. Më shumë se 811 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga uria, veçanërisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Dhe uria i josh edhe peshqit më të mençur në karrem. Sot, për shkak të lakmisë, edhe të pasurit po bëhen gjithnjë më të uritur. Poeti hebre Sholom Aleichem me të drejtë konstaton – “Jeta është një ëndërr për të mençurit, një lojë për budallenjtë, një komedi për të pasurit dhe një tragjedi për të varfrit”!

Maqedonia po luan me fatin e vet!

Shqipëria po hap grupin e fundit të klasterëve negociues me BE-në. Në pak më shumë se një vit, ajo ka hapur të gjashtë grupet, të cilat përfaqësuesit evropianë i vlerësuan si përparim të arritur me një “ritëm të paparë”! Mickovski ngushëllon me deklaratën qesharake “jemi përpara Shqipërisë”! Një lloj fatamorane shkretëtire! Ne kemi 35 vjet që endemi në shkretëtirë, duke mos dashur të kuptojmë se në gjeopolitikë, fati është ai që përzien letrat, që ne po luajmë. Por është e vështirë të kuptosh se ku vyshket mençuria dhe ku lulëzon budallakia. Nuk është çudi që qeveria ka një koleksion të mirë thikash pas shpine, por edhe një ndjenjë urrejtje ndaj 12 yjeve të BE-së!

Por Mickovski dhe imitacioni akustik I tij Davkova po na mbajnë në mes të shkretëtirës pa ujë! Kur një person këte e mendon me maturi, patjetër se duhet të dehet! Ata mund ta dinë pse po e bëjnë këtë, por nuk dihet pse gjithë këte njerëz e durojnë atë! Ata duan pushtet të pakufizuar, por kërkojnë që ne “të kufizuarit” ta paguajmë çmimin! Dhe në jetë, çdo gabim paguhet, por disa i bëjnë, dhe të tjerët i paguajnë. Secili prej nesh ka borxh fantastik prej 9,035 eurosh. Madje nga inati ndaj BE-së, në vend të parave të pakthyeshme, jemi në borxh deri në qiellin e shtatë. Më lartë se dikur “Greqia”! Para ratifikimit të marrëveshjes me Britaninë e Madhe, secili prej qytetarëve tanë kishte borxh rreth 5,300 euro, kurse tani borxhi është në nivel fantastik prej 9,035 eurosh. Në katër muaj, borxhi u rrit nga 7.7 miliardë euro në një shumë fantastike prej 14.3 miliardë eurosh. Një pjesë e madhe e këtij borxhi janë “brirë në një thes”.

Borxhi i mëparshëm është edhe për shkak të deficiteve të vazhdueshme fiskale nga pandemia, të cilat ishin mesatarisht rreth 5 përqind në vit, thotë drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci. Por, për shkak të lakmisë së qeverisë për para, të shoqëruar me mungesën e mekanizmave të nevojshëm për kontrollin e shpenzimeve, borxhi ynë publik i ngjan një aeroplani pa pilot!

Qeveria mburret në mënyrë të rreme se ka një lloj “marrëveshjeje partneriteti strategjik” me Britaninë e Madhe! Dhe se ky shtet do të shërbejë edhe si çadër nëse godet ndonjë “stuhi”. Kushdo që njeh politikën ndërkombëtare mund ta kuptojë lehtësisht se në vend të mjaltit dhe qumështit, do të marrim hudhër dhe ujë. Dhe oligarkët, për shkak të të cilëve autoritetet nuk kanë miratuar një ligj për sekuestrimin e pronës së pavërtetuar për vite me radhë, e shohin borxhin si “tryezë suedeze” të tyre.

Dhe kjo me emigrantët, dorën në zemër, nëse përjashtojmë paragjykimet lokale, nuk është një ide aq e keqe për një vend që po zbrazet çdo ditë. Popullsia totale e vendit është në rënie të lirë. Ne, si e gjithë bota normale, duhet të fillojmë të pranojmë se ka mungesë pune. E gjithë bota funksionon kështu. Mund ta bëjmë kudo në botë, por nuk duam askënd këtu! Planeti është për të gjithë njerëzit. Ekspertët thonë se Perëndimi nuk do të ishte zhvilluar pa punëtorë nga Jugu. Dhe me ne, të kemi myk në kokat tona në vend të inteligjencës është gjëja më e keqe! Të paktën të gjithë e kanë të qartë ndryshimin midis gjendjes së mëparshme dhe asaj aktuale. Ish shteti kishte një Goli Otok (Ishull i Zhveshur), por ne tani kemi një shtet krejtësisht të zhveshur.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.