Përçarje në partinë Alternativa, një grup i anëtarëve kërkon shkarkimin e Bekim Salit dhe Zekirja Ibrahimit

Një grup i anëtarëve të Kuvendit Qendror të Alternativës nga Dega e Tetovës, sot nëpërmjet një konference për shtyp kanë kërkuar shkarkimin e nënkryetarit Bekim Sali dhe sekretarit të përgjithshëm Zekirja Ibrahimi. Nga partia dolën me reagim se kjo është vegël për ta sabotuar bashkëpunimin opozitar, njofton Portalb.mk.

“U mblodhëm sot këtu në selinë e Alternativës në Tetovë që të shprehim pakënaqësitë dhe vërejtjet tona për dështimet e udhëheqësisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit. Ka një vit e gjysmë që s’kanë të ndalur turbulencat e partisë e menaxhmenti assesi të mos reflektojë. Nisma me anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore koncentrimi i fuqisë te disa individë sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish dhe të tjerë. Përjashtimi i Degës së Studeniçanit, Llabunishtit, shpërfillja e anëtarëve të Kryesisë dhe Kuvendit Qendror, menaxhimi i dobët i partisë, sondazhet që shfaqin si partinë më të dobët, janë disa nga arsyet që na nxisin të reagojmë ndaj sekretearit të përgjithshëm. Imponimi i emërimeve në struktura, politikëbërja sipas disponimit ditor, inati politik ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe, për fat të keq, sekretarin e përgjithshëm (Zekirja Ibrahimi) nuk e bëjnë të denjë për detyrën që ushtron”, tha Dritan Bexheti, i mbështetur nga një grupi i anëtarëve të pakënaqur.

Sa i takon bashkëpunimit parazgjedhor me partitë tjera shqiptare, ai tha se vlerësojnë se është përshpejtuar bashkëpunimi me Lëvizjen BESA, për shkak se asnjë hap i mëtejshëm nuk u realizua, si grupi parlamentar, marrja e anëtarit të KSHZ-së.

“Që kur e mori detyrën e sekretarit të përgjithshëm, bashkë me nënkryetarët e partisë, duke qenë në ekzekutiv, dështuan në çdo premtim parazgjedhor. Shkelën çdo parim që promovuan dhe kësisoj duke revoltuar anëtarët, dita-ditës vetëm po tkurremi si subjekt, gjë që edhe anketat e fundit po e dëshmojnë.  Sakrifikimi i gjithë subjektit për të shpëtuar karrierën politike në nënkryetarit Bekim Sali përskaj dështimeve evidente, dhe koordinimit me eksponentë jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm se shton indinjatat tona ndaj të dyve. Andaj është koha e fundit që kryetari të veprojë të lartëpërmendurin nga përndryshe subjekti shkon drejt shkatërrimit”, tha Bexheti.

Nga partia Alternativa thonë se mbeten të hapur të diskutojë për secilën temë në organet e saj qendrore – Kuvend dhe Kryesi Qendrore.

“Edhe tema e llogaridhënies është e pranueshme. Zaten ajo është bërë rregullisht nga drejtuesit e partisë, por ka ardhur koha që atë ta bëjmë edhe për kryetarët e degës dhe, veçmas, për ish funksionarët, disa nga të cilët – siç është edhe ish drejtori i Fondit Pensional – lënë shumë për të dëshiruar. Kjo do të bëhet në një mbledhje të ardhshme të Kuvendit Qendror, në të cilën secili do të përballet me punën, suksesin, por edhe dështimin e tij. Alternativa nuk ia mbulon askujt “mëkatet”, ndërsa opinioni pastaj le të gjykojë. Natyrisht, vendimet në Kuvendin Qendror merren me shumicë votash dhe Alternativa do ta respektojë secilin vendim të tillë”, thonë nga Alternativa.

Ata shtojnë se kjo është një vegël që përdoret për sabotimin e bashkëpunimit opozitar.

Sidoqoftë, në kuptimin politik, konferenca e sotme është e lidhur drejtpërdrejt me mundësinë e bashkëpunimit të kreut të Alternativës, Afrim Gashi, të Besës, Bilall Kasami, dhe drejtuesit të lëvizjes së re të dalë nga BDI-ja, Izet Mexhiti. Fakti se opozita po bashkohet dhe se kjo e rrezikon BDI-në në zgjedhjet e ardhshme, e detyron partinë SORAVIA që të marrë masa, duke i përdorur të gjithë mjetet e veglat për ta sabotuar këtë ngjeshje opozitare. Një lojë e vjetër kjo e kësaj partie me matricë enveriste.

Më 3 maj, Kryesia Qendrore e Alternativës autorizoi kryetarin e partisë, Afrim Gashin që të fillojë bisedimet për bashkëpunime të ardhshme potenciale në kudër të opozitës shqiptare, qoftë ajo në kuadër të Kuvendit, apo në kuadër në bashkëpunimeve eventuale të ardhshme të koalicionit, theksoi në një deklaratë për media zëdhënësi partiak, Orhan Murtezani

Në pyetjen e gazetarëve se deri ku mund të shkojë bashkëpunimi me Lëvizjen Besa dhe a mund të ketë ndonjë bashkëpunim koalicioni në zgjedhet e ardhshme, Murtezani tha se nuk e kanë kufizuar se si do të rrjedhë ky bashkëpunim.

Partia, Alternativa u krijua në vitin 2019-të, pasi u shkëput nga Lëvizja BESA për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin e partisë Bilall Kasami. Pas dështimit në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të Afrim Gashi, dhe një pjesë e partisë, të cilët ishin pjesë e themeluesve të Lëvizjes BESA në vitin 2014, kërkuan dorëheqjen e Kasamit.

Kasami nga ana tjetër refuzoi të dorëhiqet. Madje, grupet e Kasamit dhe Gashit e shkarkuan njëri-tjetrin nga funksionet partiake. Partia u nda në dysh dhe për disa muaj, të dyja palët thirreshin në emrin dhe logon e Lëvizjes BESA, derisa Gjykata Themelore Shkupi 2, vendosi që vulën dhe logon t’ia lë në pronësi Kasamit.

Për këtë, grupi i Gashit formoi dhe partinë Alternativa, e cila për një kohë ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, por i ndanë udhët pasi që në dhjetor të vitit 2021, Alternativa iu bashkua koalicionit qeveritar, i cili u riformatua pasi Zoran Zaev dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të partisë LSDM pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Megjithatë, Alterantiva u bë parti opozitare, pasi u largua nga Qeveria pas rindërtimit të fundit të saj, që solli Aleancën për Shqiptarët në shumicën qeverisëse.