Bilall Kasami: Gjykata vendosi, BESA është e jona (VIDEO)

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA e prezantoi dokumentin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 e cila e ka miratuar vendimin në të cilin shihet se e njëjta ka refuzuar kërkesën e Afrim Gashit për të bërë ndryshime në Lëvizjen BESA, transmeton Portalb.mk.

“Sot përfundimisht dalim para opinionit publik për të njoftuar se edhe zyrtarisht legjitimiteti jonë që na kanë dhënë strukturat e Lëvizjes BESA mori edhe epilog legal. Pra Gjykata Themelore Shkupi 2 përfundimisht solli vendimin që ne e kemi thënë shumë herë në paraqitjet tona publike se Lëvizja Besa është një dhe ajo jemi ne. Me këtë vendim të Gjykatës refuzohet kërkesa e vendimit të grupit tjetër joformal duke ua bërë me dije se organet e partisë zgjidhen nga anëtarët e saj”, tha Bilall Kasami në konferencë për media.

Ai gjithashtu tha se janë të mirëpritur të gjitha ato të cilët duan t’i ribashkohen Lëvizjes pavarësisht asaj që ndodhi si dhe paralajmëroi masa juridike komfor ligjeve ndaj të gjithë atyre që do ta keqpërdorin emrin e partisë.

“Pas epilogut gjyqësor së pari u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë manipuluar nga individë të caktuar që të rikthehen në Lëvizjen BESA dhe ato i kanë dyert e hapura pavarësisht historisë  që ndodhi. Ato që do të vazhdojnë të keqpërdorin emrin e partisë ndaj të njëjtëve do të merren masa juridike komfor ligjeve. I njoftojmë mediat se adresa jonë është këtu pasi nuk mund të ketë dy Lëvizja BESA, por jemi një dhe jemi ne”, tha Bilall Kasami në konferencë për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button