fbpx

Në Shkup u themelua lëvizja e re shqiptare në Maqedoni “BESA” (VIDEO)

Salla e Aleksandar Pallace në Shkup ishte mbushur me aktivistë dhe simpatizantë të lëvizjes së re shqiptare në Maqedoni “Besa”. Sot u themelua këshilli nismëtar si dhe u miratua statui i kësaj lëvizje. Afrim Gashi, njëri ndër themeluesit e kësaj lëvizjeje, thotë se kjo parti do të ofrojë një model të ri politik në Maqedoni. Më poshtë Portalb u sjell video nga fjalimi i tij.

Anëtarë të Këshillit Themelues janë: Bilall Kasami, Suad Amzai, Avdush Demiri, Emad Mehmeti, Adnan Azizi, Afrim Gashi, Agim Alili, Amet Zyberi, Hatixhe Maksuti Hazbi Mamuti, Aziz Idrizi, Bejtulla Demiri, Blerim Sejdiu, Daim Luçi, Behar Sali, Ermira Asani, Fatmir Ejupi, Esmir Selmani dhe tjerë.
Mes mysafirëve vëreheshin analistët politik: Mersel Bilalli, Ramadan Ramadani, Kim Mehmeti, Alajdin Demiri, Ferid Muhiç, Ali Pajaziti, Mahmut Jusufi. Prezent ishte dhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, dhe tjerë.

10351838_1506097639675918_336381832640925343_n

Bilall Kasami u zgjodh Koordinator i Këshillit Themelues të “Besës”. Ai tha se sot shqiptarët përballen me probleme të shumta dhe nuk e ngrenë dot kokën nga gjendjen në të cilën janë.

“Maqedonasit na quajnë pakicë, jemi në hall nga gjykatat të cilat u shërbejnë vetëm maqedonasve, ne për ta jemi thjeshtë një  e keqe e domosdoshme me fajin edhe të shqiptarëve në pushtet. Kemi probleme të shumta në arsim, nuk kemi shkolla dhe arsim cilësor, investohet me paratë tona dhe i ndajnë dhe harxhojnë ato si të duan vetë së bashku me shqiptarët që janë në qeveri por që nuk kanë pushtet. Në Tetovë nuk kemi ajër, në Gostivar nuk kemi ujë, në Çair të mbyt balta, në Saraj mbeturinat, në Dibër e vjedhin Radikën, në Haraçinë premtuan shkollë të mesme e shkolla askund. Ne besojmë dhe jemi të sigurt se vlerat tona janë po ato vlera që sot i promovon gjithë bota e qytetëruar: jemi njerëz të paqes, dashurisë dhe respektit të ndërsjellët. Nuk duam t’i marrim askujt asgjë, por ama as nuk duam ti falim askujt nga ajo që na përket neve. Kjo është ajo që na unifikon e na bën një me gjithë botën e civilizuar, BE-në, SHBA-në dhe të gjithë shteteve tjera të këtij qytetërimi.Sot jemi këtu tu themi se pa shqiptarët e zhvilluar nuk ka shtet  të zhvilluar dhe jemi të vetmit që mund ta ndryshojmë këtë gjendje. ” tha mes tjerash Bilall Kasami.

Arsyet e formimit të kësaj lëvizje si që thonë organizatorët mund ti lexoni më poshtë
Levizja Besa

10171817_1506097679675914_4483246987203785000_n

10461633_1506097513009264_1682608711325102563_n

Levizja Besa (3)

Levizja Besa (1)

Levizja Besa (2)

image-ae5f400f6230b4b0d8f6c9db6d26b1e99e31788b6dabe8024d658d209a7ee7b7-V

IMG_1967

Levizja Besa (1)Levizja Besa (1)

Tags

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Aspak nuk besoj ne kete MUHABET!!!? E shoh deshtimin prej tani!? SHUME PREMTIE DHE AZGJE TJETER PER MILETIN!? Kur e shoh Avokat Mahmutin , them me plot goje se aprtia eshte e degjeneruar si vet AI!!!

Back to top button
Close