Harta me fituesit e zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)

Fotografia e hartës së zgjedhjeve lokale për katër vite u ndryshua tërësisht. Opozitarja VMRO-DPMNE, e mori shumicën e komunave me të cilat deri tani ka udhëhequr LSDM, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Gjithsej VMRO-DPMNE tani do të udhëheqë me 42 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërkaq LSDM me vetëm 16, njofton Portalb.mk.

Në bllokun shqiptar, BDI-ja do të udhëheqë me 10 komuna, Lëvizja BESA me 2, Aleanca për Shqiptarët 2 dhe PDSH-ja me 1. Duhet theksuar se për kryetar të Komunës së Dibrës do të votohet më 14 nëntor.

Kandidatët e pavarur, do të udhëheqim me 2 komuna, Partia Demokratike e Turqve me 1, PLD/DOM 1 dhe GROM 1 komunë.

Portalb.mk, ka përgatitur infografik me hartë interaktive në lidhje me atë se cila parti i ka fituar komunat:

 

Për detajet e ditës së zgjedhjeve mund të lexoni: U mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button