Për dhunë në familje u arrestuan pesë persona në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut u arrestuan pesë persona në lidhje me dhunën në familje. Këto arrestime vijnë pas gjashtë raportimeve në 24 orët e fundit në Polici. Një 41 vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin për dhunë, transmeton Portalb.mk.
“U privua nga liria B.S. (28) nga Velesi. Sipas kallëzimit të nënës së tij 48-vjeçare, ai ka ardhur në shtëpi, ka kërcënuar, ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe ka ndjellë frikë te anëtarët e tjerë të familjes, duke mos respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Veles për ndalim të kërcënimit, ngacmimit, telefonimit, kontaktimit ose komunikimit në çfarëdo mënyre me prindërit e tij, ndalim për t’u afruar në distancë më të afërt se 100 metra prej vendbanimit”, raportoi Policia.
Në Strumicë u arrestua një 59 vjeçare për dhunë ndaj nuses dhe nipit të mitur, një 53 vjeçar nga Gostivari u arrestua pasi sulmoi djalin 30 vjeçar, një 35 vjeçar nga Manastiri u arrestua pasi e ka sulmuar bashkëshorten, një 39 vjeçar nga Kumanova u arrestua për sulm ndaj nënës 62 vjeçare.