Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e qarkullimit në industri për 7.3 përqind, ashtu që në tregun vendor është 4.5 përqind, ndërsa në atë të huaj 8.7 përqind, transmeton Portalb.mk.

Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 3.4%, Produktet kapitale për 12.7%  dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.5%, derisa rënie vërehet te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.4%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me marsin, gjatë muajit prill u regjistrua rënie prej 1.8 përqind.

“Në periudhën janar – prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar – prill të vitit 2025 vërehet rritje prej 0.2%”, raporton Enti.

Më së shumti rritje kemi te prodhimi i makinerive 43.7 përqind dhe prodhimi i produkteve të duhanit 26.3 përqind, ndërsa rënie më e madhe u regjistrua te prodhimi i lëkurës, 26.9 përqind.