“Parada e maturës” sivjet në të gjitha vendet pjesëmarrëse do të mbahet më 19 maj

“Parada e maturës” sivjet në të gjitha vendet pjesëmarrëse do të mbahet më 19 maj 2023, saktësisht në mesditë, në ora 12:00, në Shkup, manifestimi do të mbahet në Sheshin “Maqedonia”, njoftoi Drejtoria për kuturë dhe art, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit në “Paradën e maturantëve” do të marrin pjesë 6 shtete: Sllovenia, Serbia, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Hungaria me pesëdhjetë qytete.

Në Republikën e Maqedonisë do të marrin pjesë maturantët nga Shkupi, Gjevgjelia, Ohri dhe Struga.

Numri i përgjithshëm i maturantëve të trajnuar në Shkup është 400, ndërsa në qytetet e tjera të Republikës së Maqedonisë gjithsej rreth 1000 maturantë.

Në Shkup këtë vit do të marrin pjesë këto shkolla të mesme:

Vasil Antevski – Dren, Vllado Tasevski, Mihailo Pupin, Rade Jovçevski – Korçagin, Zdravko Cvetkovski, Dimitar Vlahov, Arseni Jovkov, Vëllezërit Miladinovci, Koço Racin, Shaip Jusuf, Geprgi Dimitrov, Pançe Karagjozov, Josip Broz Tito, Ilija NIkollovski-Luj.

Organizator për Republikën e Maqedonisë: Drejtoria për kulurë dhe art e Shkupit në bashkëpunim me Klubin sportiv të vallëzimit Ritëm Plus.

Mbulues i manifestimit në Shkup është Qyteti i Shkupit. Përkrahës Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, sponsor mediatik është Urban FM Radio.

Në katërmbëdhjetë vitet e fundit, kanë marrë pjesë maturantë nga njëqind qytete nga Maqedonia, Sllovenia, Italia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Ukraina, Hungaria dhe Austria dhe numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve i kalon 450.000 maturantë.

Krahas kësaj, vitet e fundit pjesë përbërëse e përgatitjeve dhe e vetë manifestimit final është edhe thënia e deklaratës – “betimit” për mosdhunë nga pjesëmarrësit në të gjitha qytetet e vendeve ku zhvillohet “Parada e maturës”, në këtë mënyrë jo vetëm në të njëjtën kohë, të rinjtë kërcejnë me të njëjtën muzikë në qytete të ndryshme, ata, brezat që do të ndërtojnë botën në të ardhmen, në të njëjtën kohë nga vende të ndryshme të botës dërgojnë mesazhin e mosdhunës, paqes dhe tolerancës.