Këmbimoret në Bit Pazar punonin pa leje dhe dokumentacion

Zyrtarët policor nga Njësitit për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup, në koordinim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, dje kanë kryer kontroll në pesë këmbimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në zonën e Bit Pazarit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit është konstatuar se dy këmbimore nuk posedonin asnjë dokumentacion për person juridik të regjistruar dhe as licencë për këmbimore nga Banka Popullore, njoftoi sot MPB.

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përgatisë raport përkatës ndaj pronarëve të dy këmbimoreve.