Mbi 700 izraelitë dhe 550 palestinezë të vrarë në luftë

Izraeli po lufton me militantët palestinezë në shumë vende pranë kufirit të Gazës, dy ditë pas fillimit të sulmit, raporton TopChannel. Ushtria izraelite e ka krahasuar sulmin e befasishëm nga Hamasi të shtunën, me sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA. “Ky është 11 shtatori ynë”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Major,  Nir Dinar, i cili se informonte se luftimet po zhvillohen në 7 – 8 vende brenda territor.

Por, më vonë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari, deklaroi se ushtria ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve pranë Rripit së Gazës, por  ende vazhdon të ketë palestinezë të armatosur në territor.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka urdhëruar një bllokadë totale në Rripin e Gazës: “Pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant“.

Mbi 700 është numri i viktimave në Izrael, përfshirë këtu 260 njerëz që u vranë mbrëmjen e kaluar të cilët merrnin pjesë në një festival muzikor. Edhe Palestina ka përditësuar shifrat e viktimave në radhët e veta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 550 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës. 2751 palestinezë kanë mbetur të plagosur.