Padi për dy drejtoreshat në Maqedoninë e Veriut që kanë falsifikuar certifikatën për njohjen e gjuhës angleze

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy drejtoreshave të dyshuara se gjatë aplikimit për postin e drejtoreshës në një shkollë dhe spital, kanë përdorur certifikatën e rrejshme për njohjen e gjuhës angleze, transmeton Portalb.mk.

“E denoncuara T.K., e punësuar në shkollë fillore në f. Draçevë-Shkup, dhe e denoncuara S.K., e punësuar në Spitalin e Përgjithshëm Dibër, janë furnizuar me certifikatë ndërkombëtare të rrejshme për njohjen e gjuhës angleze, të lëshuara nga shkollë e gjuhëve në R. e Bullgarisë”, njoftoi Policia.

Shkupjania 49 vjeçare T.K. dhe 56 vjeçarja S.K. nga Kosova akuzohen për “përdorimin e dokumenteve me përmbajtje të rrejshme”.

Të dyja kishin arritur të bëhet drejtoresha duke shfrytëzuar këtë dokument të nevojshëm.