Vlera e Bitcoin në qarkullim arriti 1 trilionë dollarë

Vlera e të gjithë Bitcoin në qarkullim, ose vlera e tregut, u ngjit mbi 1 trilionë dollarë ditën e Mërkure për herë të parë që prej fundit të 2021 sipas të dhënave të CoinMarketCap, raporton PCW. Kriptomonedha gjithashtu u ngjit mbi nivelin 51 mijë dollarë gjatë ditës dhe është hera e parë që arrin këtë vlerë që prej Dhjetorit 2021.

Bitcoin u tregtua me 51,229 dollarë ditën e sotme sipas të dhënave të CoinDesk. Çmimi vijon të rritet që prej në Janar të vitit të kaluar ndërsa këtë vit është rritur me më shumë se 21 përqind.

Në 2023 vlera e Bitcoin u rrit me 150 përqind ndërsa entuziazmi rreth kriptoaseteve u shtuar pas aprovimit të ETF-ve Bitcoin.

Pas aprovimit të tyre vlera e Bitcoin ra, por më pas filloi rritjen. Kujtojmë se niveli më i lartë i arritur ndonjëherë ka qenë Nëntori 2021 prej 69 mijë dollarësh.

Rritja e fundit siç duket ka të bëjë me interesin që po shtohet për ETF-të.