Osmani e Vuçiqi do të përballen nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën, raporton Koha.net.

Ajo atje do të përballet me presidentin serb, Aleaksandar Vuçiq. Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”.

Ajo, thuhet se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

E Vuçiqi ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar presidenti i Serbisë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.