Izraeli paditi motrën e liderit të Hamasit për nxitje terrorizmi

Prokurori i shtetit të Izraelit paditi të dielën motrën e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh me akuzat për nxitje dhe solidaritet me një grup terrorist, pasi ajo dyshohet se përgëzoi sulmin e Hamasit të 7 tetorit, raporton ABC.

Sabah al-Salem Haniyeh, 57 vjeç, jeton në qytetin jugor izraelit të Tel Sheva. Vëllai i saj është i vendosur në Katar, si dhe zyrtarë të tjerë nga Hamasi, grupi islamik që sundon Rripin e Gazës.

Haniyeh është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i saj më 1 prill, tha ministria e drejtësisë e Izraelit.

Sipas aktakuzës, pas sulmit të 7 Tetorit, Haniyeh u dërgoi mesazhe dhjetëra kontakteve, duke përfshirë vëllain e saj, duke lavdëruar sulmin ndërkufitar dhe duke bërë thirrje për “masakra” të mëtejshme.

Një nga mesazhet e saj të përmendura në aktakuzë përfshin rreshtin: “O Zot, numëroji dhe vriti dhe mos lër asnjë prej tyre, o Zot”.

Hamasi vrau rreth 1,200 izraelitë dhe të huaj në sulmin e 7 tetorit, duke ndezur luftën, në të cilën autoriteti shëndetësor i Gazës thotë se më shumë se 34,000 palestinezë janë vrarë.