Nxënësit shqiptarë në “Nace Bugjoni” edhe këtë vit në kushte të tmerrshme në baraka, objekti i ri ende askund

Në kushte të vështira dhe në baraka të improvizuara që janë përshtatur në klasa mësimore ka filluar edhe viti i ri shkollor 2026/2027 për nxënësit e paraleleve në gjuhën shqipe në SHFKM “Nace Bugjoni” në Kumanovë, shkruan Portalb.mk.  

Me dekada premtohet zgjidhja e çështjes së paraleleve shqipe në këtë shkollë, por deri më tani premtimet kanë mbetur vetëm në letër. Derisa nxënësit vazhdojnë të ndjekin procesin edikativo-arsimor në kushte të vështira dhe pa hapësira të mjaftueshme për zhvillim.  

Në objektin aktual mungon salla e sportit për zhvillimin fizik të nxënësve, ndërsa edhe pse me rregullorën e re mësimin praktik nxënësit e zhvillojnë te punëdhënësi, por mungojnë mjetet e duhura për zhvillimin e disa lëndëve profesionale.  

Nxënësit shprehen të pakënaqur me kushtet e shkollës dhe shpreosjnë që sa më shpejt të transferohen në obejktin e ri.  

Një nxënëse për Portalb.mk, tha se pavaërsisht stafit mësimor që angazhohen jashtëzakonisht për të punuar me nxënësit dhe për t’i përgatitur sa më mirë, vërehet goxha shumë mungesa e kushteve të duhura.  

“Mungesa e kushteve është evidente dhe pamundëson përgatitjen e nxënësve siç duhet për të ardhmen. Hapësirat e duhura, izolimi, kabinete të pa plotësuara janë vetëm disa nga kushtet që na mungojnë”, tha një nxënëse.  

Ndihmësdrejtori i SHMTK “Nace Bugjoni” Ragmi Aliu, për Portalb.mk, tha se sa i përket kushteve në këtë shkollë nuk ka përmirësime të kushteve.  

“Pasi çdo ditë shpreosjmë të kalojmë në objektet e ri të shkollës, tash a do të jetë në vitin e ardhshëm, nuk kam informata. Këto kushte kanë qenë 10 vitet e fundit, arsyejet kanë qenë të shumta, pasi duke menduar se do të dalim në objketet e reja, nuk duhet të investohet”, tha Aliu.    

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, për Portalb.mk, për objektin e Gjimnazit “Sami Frashëri” dhe hapësirat e paraleleve shqipe të SHMTK “Nace Bugjoni” më 16 gusht kishte deklaruar se punimet janë duke vazhduar në pjesën ku ka mjete për vazhdimin e punimeve. Ai tha se në projektin fillestar nuk janë paraparë mjete për të gjitha procedurat dhe tani projekti ka ngecur dhe po mungojnë mjetet për finalizimin e projektit. 

“Presim rebalanc në nëntor dhe do shohim mundësitë për t’i siguruar mjetet. Nëse jo atëherë me buxhetin e vitit 2027 garantojmë që do t’i sigurojmë mjetet për ta finalizuar projektin. Objekti i ri i Gjimnazit Sami Frashëri, ku mësimin do të ndjekin edhe nxënësit e paraleleve shqipe të Nace Bugjonit, do të garantojë të gjitha kushtet për zhvillimin normal të procesit edukativo arsimor”, u shpreh Sulejmani. 

Ndryshe, paralelet shqipe të SHMTK “Nace Bugjoni”, kanë gjithsej 852 nxënës në 38 paralele, ku prej tyre janë nga katër paralele në elektro-teknikë, tre paralele në mjekësi dhe tre në makineri. 

Premtime dhe zvarritjet e projektit ndër vite 

Në vitin 2019, nxënësit e shkollës së mesme të gjimnazit “Sami Frashëri” kërkuan zgjidhje pasi ndiqnin mësimin në objekte të papërshtatshme. Atë kohë nga Ministria e Arsimit, dhe Shkencës për Portalb.mk thanë se janë duke u kryer procedurat administrative të projektit. 

Në vitin 2021 kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në lidhje me projektin e ndërtimit të objektit të ri të shkollës fajin ia hodhi MASH-it, ai tha se që nga viti 2018 kanë dërguar kërkesë deri te Ministria e Arsimit, dhe ua kanë treguar hallin. Po ashtu në vitin 2020, e kishin dërguar sërish të njëjtën kërkesë, por pa marrë përgjigje. 

Në vitin 2022, Qeveria e RMV-së solli vendim për shkollën e mesme të gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë që të ketë objekt të ri shkollor. 

Më 27 maj të vitit 2023, filluan punimet për ndërtimin e ri të objektit të shkollës që pritet të zgjasin deri në vitin 2025.