Një pjesë e katalogut muzikor të Michael Jackson u shit për rreth 600 milionë dollarë

Kompania amerikane e muzikës Sony Music bleu gjysmën e katalogut të këngëve të këngëtarit të njohur Michael Jackson për rreth 600 milionë dollarë, transmeton Anadolu.

Siç raporton BBC, vlera e katalogut muzikor, i cili përfshin të gjitha këngët e fituesit të shumëfishtë të Grammy, vlerësohet në më shumë se 1.2 miliardë dollarë.

Marrëveshja për gjysmën e katalogut, e cila u ble nga Sony Music për rreth 600 milionë dollarë, thuhet se është marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një artist solo.

Michael Jackson (29 gusht 1958 – 25 qershor 2009) ishte këngëtar, kompozitor, balerin dhe filantrop amerikan. I njohur si “Mbreti i Popit”, ai konsiderohet si një nga figurat kulturore më të rëndësishme të shekullit të 20-të. Gjatë gjithë karrierës së tij, kontributet e tij në muzikë, kërcim dhe modë e kanë bërë atë  figurë globale në kulturën botërore.

Marrëveshja përfshin gjithashtu disa këngë nga Ray Charles, Elvis Presley dhe Aretha Franklin, të cilat u blenë nga kompania e Jacksonit, Mijac.

Artisti i njohur amerikan i rokut Bruce Springsteen ka shitur gjithashtu të gjitha albumet dhe të drejtat e tij muzikore për 500 milionë dollarë në vitin 2021.