Një kompani e regjistruar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është gjobitur me 1.400 euro pasi importoi rreth 40 ton vezë nga Serbia para Pashkëve, të cilat do të tregtoheshin si “vezë maqedonase”, edhe pse nuk kishin origjinë nga prodhimi vendas, transmeton Portalb.mk.
Sipas autoriteteve, mbi 570.000 vezë të pashënuara u zbuluan në dy ngarkesa, të cilat do të shënoheshin shtesë dhe do të shiten ilegalisht si vendase, gjë që është përpjekje për të mashtruar konsumatorët dhe për të shtrembëruar konkurrencën në treg.
Vezët u asgjësuan në deponinë “Drislla”.
AUV informoi se nuk janë ngritur akuza penale kundër operatorit, por po kryhen kontrolle të shtuara inspektuese mbi importin dhe prodhimin vendas të vezëve.