Hetim për ryshfet prej 250 eurosh kundër një inspektoreje për ushqim, PTHP-Shkup kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshim se ka kryer vepër penale – Marrje të ryshfetit sipas nenit 357 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara 42-vjeçare e punësuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, si person zyrtar – inspektor për ushqim, në periudhën nga 17 deri 25 shtator, ka kërkuar dhe marrë rysfet në vlerë prej 250 euro nga drejtuesi i personit juridik që të pëprgatisë procesverbal me të cilin do të konstatojë se ka realizuar mbikëqyrje inspektuese dhe se nuk ka parregullsi në punën e objektit, gjegjësisht se ai i respekton të gjithë procedurat e nevojshme për punë.

“Për shkak të rrezikut për arratisje, rreziku që e dyshuara të ndikojë ndaj të dëmtuarit dhe deklaratës së tij, si dhe mundësisë që nga pozita e personit zyrtar – inspektor ta përsërisë veprimin të cilin nuk guxon ta realizojë, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për caktim të masës paraburgim”, thonë nga PTHP-Shkup.