Një fëmijë dhe tre të rritur janë shpëtuar mbrëmë nga teleferiku i bllokuar në Vodno (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se, nëpunësit policor kanë shpëtuar mbrëmë katër persona, mes të cilëve një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët ishin bllokuar në teleferikun në Vodno, për shkak të kushteve të këqija të motit dhe ndërprerjes së rrymës elektrike në teleferik, transmeton Portalb.mk.

Një fëmijë dhe tre të rritur janë shpëtuar mbrëmë nga teleferiku i bllokuar në Vodno/Foto: MPB
Një fëmijë dhe tre të rritur janë shpëtuar mbrëmë nga teleferiku i bllokuar në Vodno/Foto: MPB

“Fillimisht është denoncuar se personat janë bllokuar në teleferik, por më pas ka ardhur rryma dhe personat kanë arritur në majën e Vodnos, por nuk ka ekzistuar mundësi që të lëshohen poshtë, përshkak të stuhisë dhe mungesës së energjisë elektrike. Menjëherë pas denoncimit të marrë rreth orës 16, nëpunësit policor kanë ndëremarrë aktivitete për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas çka ata, në mënyrë të sigyrtë, nën shoqërimin e nëpunësve policorë, janë lëshuar drejt Shkupit”, theksuan nga MPB.