U kthye në funksion komunikacioni në Strazhë, por ka ndalesë për automjetet e rënda

Është kthyer në funksion komunikacioni në grykë malore “Strazhë”, pasi paraprakisht u ndërprerë për shkak të reshjeve të reshjeve të borës dhe automjeteve me defekt. Sipas njoftimit të Ndërmarrjes për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale, ndalim për automjete të rënda në ka rrugët Gostivar-Mavrovë-Strazhë-Kërçovë, Kriva Pallankë-Deve Bair dhe Strugë-Qafasan,transmeton Portalb.mk.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë thirrje për vozitje të kujdesshme dhe rregullim të shpejtësisë, ndërsa autoritetet janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme

“Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa, si pasojë e reshjeve të borës në të gjithë territorin e Republikës. Sipas njoftimit të NP-së për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale, ndalim për automjete të rënda në rrugët Gostivar-Mavrovë-Strazhë-Kërçovë, Kriva Pallankë-Deve Bair dhe Strugë-Qafasan”, thonë nga QMK.

Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe regjionale njofton se komunikacioni Kriva Pallankë – Deve Bair është ndërprerë për shkak të rënies së drunjve në rrugë. Ekipi ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e rrugës.

Bora që prej ditës së sotme ka mbuluar vendin po vështirëson qarkullimin në pjesën më të madhe të rrugëve. Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet se si kolona automjetesh janë bllokuar në qafën malore të Strazhës. Qytetarët komentojnë se bora sërish i ka surprizuar autoritetet,

Reshjet e borës në Gostivar e kanë vështirësuar komunikacionin. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore.

SPB Tetovë njofton se ndalesa është vendosur që nga ora 13:00 dhe rekomandohet që vozitësit të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht nëse lëvizin drejt zonave malore.