Një burrë nga RMV-ja ka qëlluar një grua dhe më pas është vetëvrarë në pikë-pagesën afër Preshevës

Nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të pikë-pagesës Preshevës, Republika e Serbisë, një grua 30-vjeçare është plagosur rëndë, ndërsa 52-vjeçari që e ka qëlluar është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk.

Një grua e plagosur rëndë, shtetase e Serbisë, është dërguar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, e më pas e shoqëruar me autoambulancë është dërguar në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish.

Qendra Mjekësore Universitare e Nishit njoftoi se ajo ka mbërritur në objektin e tyre gjysmë ore pas mesnate, e shoqëruar nga ekipi i Ambulancës së Vranjës. Pas ekzaminimit janë konstatuar kujdes parësor shëndetësor dhe diagnostikim, lëndime në trake, rruaza të qafës, si dhe kontuzion i mushkërisë në anën e majtë, njofton Qendra Mjekësore Universitare e Nishit, transmeton media serbe N1.

Gruas i është bërë menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, pas së cilës është shtruar në Klinikën e Mjekimit Intensiv të Spitalit Universitar të Nishit.

Siç raporton televizioni kombëtar serb RTS, ata kanë marrë konfirmimin nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë se burri (1972) është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa gruaja është nga Serbia (1994).

Ata kanë qenë së bashku në veturë dhe pas një debati të shkurtër vajza ka dalë nga makina dhe ka nisur të vrapojë, pas së cilës burri ka qëlluar disa plumba në drejtim të saj dhe më pas ka qëlluar veten në kokë.