U publikuan rezultatet përfundimtare në Serbi, Lista Studentore fitoi 140, “Serbia e Bashkuar” 103 mandate
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) i Serbisë publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor. Numrin më të madh të mandateve në Kuvendin Popullor e fitoi “Lista Studentore – Studentët Fitojnë”, me 2.354.417 vota dhe 140 mandate. Në vendin e dytë u rendit “Serbia e Bashkuar” e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq, me 1.731.323 vota dhe 103 mandate, transmeton Portalb.mk.
Në parlament do të përfaqësohen edhe lista “Rasim Ljajiq – Njerëzisht”, e cila fitoi 20.638 vota dhe një mandat; “Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – dr. Balint Pastor”, me 35.461 vota dhe dy mandate; “Usame Zukorliq – Lëvizja për Bashkim”, me 12.440 vota dhe një mandat; “SDA – Mbrojtësit e Sanxhakut”, me 12.596 vota dhe një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar, i cili fitoi 27.673 vota dhe dy mandate.
Sipas të dhënave zyrtare të RIK-ut, në parlament nuk do të përfaqësohen listat “Ivica Daçiq – Faktor i Stabilitetit”, me 94.766 vota; “Partia Ruse – Serbët në BRICS – Slobodan Nikoliq”, me 6.503 vota; “E Djathta Autentike – dr. Millosh Jovanoviq”, me 39.503 vota; “Serbia Evropiane – Marinika Tepiq – Zdravko Ponoš”, me 12.570 vota; “Bogoljub Kariq – Lëvizja Serbe e Fuqisë”, me 20.045 vota; “Partia Liberale e Gjelbër – Për një Serbi të Lirë dhe më të Pastër”, me 2.686 vota; “Unë zgjedh drejtësinë, unë zgjedh të ardhmen – Koalicioni i Sila-s”, me 1.187 vota; Partia e Unitetit Ruso-Serb, me 4.286 vota; “Më falni, kjo është për ju – Petar Gjyriq, kryeministër i Serbisë”, me 2.022 vota; “Vladimir Gajiq – Alternativa për Serbinë”, me 3.705 vota, si dhe “Nëna Serbi – Gruda”, me 3.234 vota.
Sipas të dhënave të RIK-ut, votimi u zhvillua në 8.392 vendvotime, ndërsa në listën zgjedhore ishin të regjistruar 6.451.292 votues.
Në zgjedhje morën pjesë 4.444.310 votues, prej të cilëve 4.441.636 votuan, ndërsa 4.385.065 fletëvotime ishin të vlefshme.
Brenda 10 ditëve nga publikimi i raportit të përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve, komisioni u ndan mandatet kandidatëve për deputetë sipas radhitjes së tyre në listën zgjedhore.