Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup është shumë pak ndër pragun e alarmimit

Dje, për herë të parë pas më shumë se një jave, banorët e Shkupit thithën përqendrime të grimcave PM-10 në ajër që ishin nën 150 mikrogramë për metër kub. Cilësia e ajrit në të gjitha stacionet matëse ishte nën pragun e alarmit, sipas të dhënave të Sistemit Automatik Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ministrisë së Mjedisit. Pragu i alarmit në Shkup është aktivizuar më 27 dhjetor, kur kanë hyrë në fuqi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja e ajrit, shkruan Meta.mk.

Përqendrimi mesatar ditor i lejueshëm i grimcave PM-10 është 50 mikrogramë për metër kub. Dje në stacionin matës të Lisicës janë matur 131.1 mikrogramë për metër kub grimca PM-10, ndërsa në Rektorat janë matur koncentrimet ditore prej 117.3 mikrogramë për metër kub. Më 3 janar është matur ndotja mesatare ditore prej 100,8 mikrogramë për metër kub të grimcave PM-10 në stacionin matës në Karposh.

Mëngjesin e sotëm në Shkup ajri është mesatarisht i ndotur me grimca PM-10, tregojnë të dhënat e Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik. Në Qendër në orën 9 është thithur ajri më i ndotur me grimcat PM-10: 91,16 mikrogramë për metër kub, në Karposh përqendrimi i kësaj lënde ndotëse ka qenë 73,4 mikrogramë për metër kub, ndërsa në Lisicë në orën 21:00 përqendrimet e grimcave PM-10 ishin 59 mikrogramë për metër kub. Në Berovë mëngjesin e sotëm janë regjistruar përqendrime të larta të grimcave PM-10: 107 mikrogramë për metër kub.

Sa i përket grimcave PM-2.5, ndotja më e madhe në Shkup prej 55.1 mikrogramë për metër kub është regjistruar mëngjesin e sotëm në stacionin matëse në Gjorçe Petrov. Në Gazi Babë përqendrimet e këtyre grimcave të rrezikshme në ajër arritën në 43.7 mikrogramë për metër kub. Duhet theksuar se përqendrimi mesatar ditor maksimal i lejuar i grimcave PM-2.5 në ajër është 25 mikrogramë për metër kub.

Shkupi prej në dhejtor është në mesin e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Masat dhe rekomandimet e fundit kanë ndihmuar pak për uljen e nivelit të ndotjes por situata është ende kritike.