Ngjarjet më të rëndësishme që shënuan vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut: vrasje, lista të zeza, korrupsion…

Viti 2023 ishte një vit turbulent, si zakonisht, me kriza që përsëriten dhe me dukuri negative që janë bërë traditë. Në vend të përshkimit të vitit, sivjet kemi vendosur një poezi nga Charles Bukowski, e cila shumë më mirë flet për gjendjen tonë ku jemi katandisur.

Në vitin e ri 2024, Ju urojmë shumë shëndet dhe suksese të reja nga redaksia e Portalb.mk!

Dinosauria…Ne!
Të lindur kështu
Mes këtyre
Ndërsa manikinët buzëqeshin
Ndërsa zonjusha Vdekje qesh
Ndërsa ashensorët prishen
Dhe kufinjtë politike bien
Ai çunin i supermarketit që fut gjërat në qese për ty ka një diplomë
Ndërsa peshqit e pistë nga nafta vjellin prenë e pistë
Dhe dielli është i maskuar
Ne jemi lindur kështu
Lindur mes këtyre
Mes luftërash të çmendura që ndodhin me kaq kujdes
Mes boshllëkut të fabrikave të rrënuara me dritare të thyera
Mes kafeneve ku njerëzit nuk flasin më me njëri tjetrin
Zënkat me grushta përfundojnë me thika e të shtëna armësh
Lindur mes këtyre
Mes spitaleve të shtrenjta ku të vdesësh kushton më lirë
Mes avokatësh që janë aq të shtrenjtë sa më mirë të deklarohesh i fajshëm
Në një shtet ku burgjet janë plot dhe psikiatritë janë të mbyllura
Mes masave që shndërrojnë budallenjtë në heronj të pasur
Të lindur mes kësaj
Ecën dhe jeton mes këtyre gjërave
Vdes për këtë shkak
Në heshtje
Të gjymtuar
Të korruptuar
Të lënë pa trashëgimi
Të budallepsur
Të përdorur nga kjo
Të mërzitur nga kjo gjë
Të bërë të çmendur dhe të sëmurë
Të bërë çnjerëzor
Nga kjo gjë
Zemra është bërë e zezë
Gishtat prekin fytin
Pistoletën, Thikën, Bombën
Duart i drejtohen një zoti që nuk përgjigjet
Gishtat duan të prekin shishen,
Ilaçet, Pluhurin
Lindur në këtë kohëvdekje të dhimbshme
Lindur me një shtet që ka mbledhur borxhe në 60 vjet
Dhe së shpejti s’do mund të paguajë as kamatat e borxheve
Bankat do të digjen
Paraja do të bëhet e pavlerë
Rrugëve vrasjet do bëhen zakon dhe nuk do ketë ndëshkim
Do ketë armë dhe grupe njerëzish të hutuar
Toka do jetë e pavlerë
Ushqimi do të pakësohet
Energjia bërthamore do bjerë në dorën e masave
Shpërthime të njëpasnjëshme do përshkojnë tokën
Njerëz radioaktiv do i ngrenë kurthe njëri tjetrit
Ndërsa të pasurit dhe të zgjedhurit vështrojnë nga platforma në hapsirë
Ferri i Dantes do të duket si park lojrash për fëmijë
Dielli nuk do duket, do jetë gjithmonë natë
Pemët do vdesin, Bimësia do vdesi
Njerëzit radioaktiv do hanë të gjallë njëri tjetrin
Deti do helmohet
Liqenet dhe lumenjtë do zhduken
Shiu do jetë floriri i ri
Në errësirë do përhapet erë e keqe kufomash njerëzish e kafshësh
Pak të mbijetuarit do preken nga sëmundje të reja e të fshehta
Platformat në hapsirë do përpihen nga prishja
Nga mbarimi i rezervave
Nga degjenerimi i përgjithshëm
Dhe do ketë një heshtje mahnitëse e pa dëgjuar ndonjëherë
Lindur nga kjo
Dhe dielli ende i fshehur diku atje
Duke pritur kapitullin tjetër .

Më poshtë, Suad Bajrami dhe ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike të të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

 

JANAR

10 janar Aktakuzë për “mashtrim” kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat në lidhje me trajtimin e pacientëve me COVID-19 https://wp.me/patqqI-3tZb
10 janar U arrestua Dragan Daravelski, ish drejtori i Doganave i cili kërkohej mbi 15 vjet për ta mbajtur burgun prej 7 vjetësh. Por, më pas u lëshua pasi vepra i është vjetërsuar https://wp.me/patqqI-3tZZ
11 janar Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në mbajtën takim në Tiranë me kryeministrin, Edi Rama https://wp.me/patqqI-3u0T
17 janar Arratisje filmike e të dënuarit Bekim Memeti në bashkëpunim me policinë e Burgut, Qeveria shkarkoi drejtorin për Zbatimin e Sanksioneve https://wp.me/patqqI-3udH
23 janar Rasti “Titanik 2”, Mijalkov, Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit u dënuan me nga dy vjet burg https://wp.me/patqqI-3upc
30 janar Arsovska u shkarkua nga pozita e kryetares së BNJVL-së, në vend të saj u emërua kryetari i komunës së Kisella Vodës Orce Georgievski https://wp.me/patqqI-3uBQ
Zhan Mitrev, foto IRL
Zhan Mitrev, foto IRL

SHKURT

3 shkurt VMRO-DPMNE me ligj për amnisti për të dënuarit për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të https://wp.me/patqqI-3uMB
4 shkurt Pacientët me fibrozë cistike para Qeverisë së RMV-së kërkuan që shteti të sigurojë mjete për terapi për sëmundjen https://wp.me/patqqI-3uOQ
8 shkurt U hakua sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor, krerët shtetëror dyshojnë për luftë hibride https://wp.me/patqqI-3uZD
17 shkurt Gazetarët e RMV-së në protestë, kërkuan nga institucionet kushte më të mira pune https://wp.me/patqqI-3vhT
22 shkurt Kritika të ashpra pasi që familjarët e zyrtarëve u caktuan gjykatës e prokurorë https://wp.me/patqqI-3vsX
25 shkurt Për shkak të abuzimeve, Ministria e Ekonomisë e ngriu çmimin e bukës në 33 denarë https://wp.me/patqqI-3vyl
28 shkurt Aleanca për Shqiptarët në Qeveri hyri në Qeveri me tre ministra, Alternativa doli pasi iu morën postet https://wp.me/patqqI-3vAJ
Raftet e bukës në disa markete të Çairit. Foto: Suad Bajrami/Portalb.mk
Raftet e bukës në disa markete të Çairit. Foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

MARS

1 mars Dyqanet në Maqedoninë e Veriut disa ditë pa bukë, pasi prodhuesit hynë në grevë, por më pas rifilluan me prodhim https://wp.me/patqqI-3vHT
3 mars Vazhdojnë kërcënimet për vendosje të bombave në Shkolla, krerët shtetëror theksojnë se vijnë nga Irani dhe Rusia https://wp.me/patqqI-3vNC
6 mars Dy persona në mënyrë mafioze u vranë në kafenenë “Shisha bar” në afërsi të Çarshisë së Shkupit https://wp.me/patqqI-3vUk
8 mars U nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka, do të kushtojë 1.3 miliardë euro https://wp.me/patqqI-3vXD
18 mars Në Ohër u arrit marrëveshje pa nënshkrim mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk zbatohet do t’u bllokohet rruga eurointegruese https://wp.me/patqqI-3wiD
21 mars Në burgun e Idrizovës u zbulua tunel në gjatësi prej 40 metra me qëllim që të burgosurit të arratisen https://wp.me/patqqI-3wq3
21 mars Drejtorët e “Magjar Telekom” Atila Sendrej, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjuhas u dënuan me nga 8 vjet burg https://wp.me/patqqI-3wqt
24 mars Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov u lira nga rasti “Parcelat në Vodno” https://wp.me/patqqI-3wxS
25 mars RMV paralajmëroi dërgimin e 12 helikopterë si ndihmë për Ukrainën https://wp.me/patqqI-3wza
Minimi në Banjicë të Epërme afër Gostivarit në pjesën ku duhet të kalojë korridori 8. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Minimi në Banjicë të Epërme afër Gostivarit në pjesën ku duhet të kalojë korridori 8. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

PRILL

3 prill Apeli e shfuqizoi aktgjykimin për “organizatorët e 27 prillit”: Veljanovski, Janakiesi, Ristovski dhe Atanasov në rigjykim https://wp.me/patqqI-3wR9
4 prill Dënim me tre vjet e një muaj burg për pronarin e “DokazM” që shantazhonte dhe shpërndante urrejtje përmes portalit të tij https://wp.me/patqqI-3wSx
7 prill Sasho Mijallkovit iu vjetrua vepra penale në “Titanik 2” https://wp.me/patqqI-3x1f
10 prill U lëshua në përdorim asistentja digjitale “Ada”: Flet në tre gjuhë, përgjigjet në 260 pyetje https://wp.me/patqqI-3×50
12 prill Tragjedi: Një qen shtëpiak “bull mastiff” ka sulmuar për vdekje një fëmijë nga Shkupi https://wp.me/patqqI-3x9g
26 prill Grupi punues për ndryshime kushtetuese filloi me punë, Caca Nikollovska u zgjodh kryetare, Bajram Pollozhani nënkryetar https://wp.me/patqqI-3xAn
26 prill Në seancë të tensionuar, u shkarkua kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Valë reagimesh nga faktori i brendshëm dhe ndërkombëtar https://wp.me/patqqI-3xzY
27 prill Kuvendi e miratoi ligjin për vaktin e subvencionuar ushqimor për studentët prej 140 denarësh në ditë https://wp.me/patqqI-3xBu
28 prill Funksionarët i rritën pagat e veta për 78% apo rreth 1.000 euro https://wp.me/patqqI-3xDT
Këshilli Gjyqësor e shkarkoi kryetaren Vesna Dameva
Anëtarët e Këshillit gjyqësor, RMV

MAJ

4 maj Në procedurë jotransparente Sashko Georgiev u zgjodh kryetar i Këshillit Gjyqësor të RMV-së, sektori civil kërkoi dorëheqjen e të gjithë anëtarëve bashkë me kryetarin https://wp.me/peLRoV-182
9 maj Apeli për të dytën herë e shfuqizoi aktgjykimin lirues për Llatasin në rastin “Lëndina” https://wp.me/peLRoV-1lo
12 maj Zjarr në urën Bellasica të Shkupit, autorët s’u gjetën, ura u mbyll për qarkullim https://wp.me/peLRoV-1rC
12 maj Shkupi në kaos me transportin publik, Danella Arsovska assesi të zgjidh problemin elementar me autobusët https://wp.me/peLRoV-1rS
12 maj Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska u shpall e pafajshme për rastin “Tenderët” https://wp.me/peLRoV-1t8
17 maj Dënim me burg, 1 vjet e 3 muaj për anesteziologun që shpërndau video në TikTok nga Gjinekologjia e Tetovës https://wp.me/peLRoV-1B3
18 maj Akuzë për dy uzurpatorë të cilët në oborrin e poliklinikës “Bit Pazar” tentuan të ndërtojnë parking https://wp.me/peLRoV-1Gh
22 maj Ndërroi jetë muzikanti Ferus Mustafov https://wp.me/peLRoV-1N0
25 maj Ministria e Shëndetësisë e prezantoi platformën “Shëndeti Im” – një aplikacion celular që u mundëson ë qytetarëve të kenë qasje në të dhënat personale shëndetësore https://wp.me/peLRoV-1U5
26 maj Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, të cilët u përçanë nga BESA, sërish u ribashkuan në një koalicion opozitar https://wp.me/peLRoV-1VO
31 maj Biljana Angellova u zgjodh rektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” https://wp.me/peLRoV-22V
Anesteziologu Valton Dervishi, foto: Fisnik Xhelili
Anesteziologu Valton Dervishi, foto: Portalb.mk

QERSHOR

5 qershor Aktgjykim për rastin e djegies së Spitalit Modular në Tetovë: Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me burg me kusht prej 1 vit e 6 muaj burgim, Boban Vuçevski u lirua nga akuza https://wp.me/peLRoV-2h8
11 qershor Ndërroi jetë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski https://wp.me/peLRoV-2wA
13 qershor SHBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan plan 10-vjeçar për bashkëpunim në mbrojtje https://wp.me/peLRoV-2zh
14 qershor Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Gjendjen Civile, që mundëson zgjidhjen e të gjitha rasteve të që nuk kanë nënshtetësi https://wp.me/peLRoV-2El
20 qershor Kryetari i Strugës dhe funksionari i lartë i BDI-së, Ramiz Merko u shpall person “non grata” nga SHBA https://wp.me/peLRoV-2TO
21 qershor Kandidati i vetëm Jusuf Zejneli u zgjodh rektor i Universitetit të Tetovës https://wp.me/peLRoV-2W6
22 qershor Nipi i Ali Ahmetit u bë pronar i qendrës tregtare “Soravia”, reagime të shumta nga partitë https://wp.me/peLRoV-2XW
29 qershor Me elemente pro-ruse Kisha Ortodokse në Shkup mbajti protestë kundër ligjit të gjinisë https://wp.me/peLRoV-3aV
30 qershor U arrestuan ish-kryetari i Qendrës, Vlladimir Todoroviq dhe 10 bashkëpunëtorë për pastrim parash në projektin “Shkupi 2014” https://wp.me/peLRoV-3dJ
Ramiz Mero - Burimi i fotografisë: Faqja zyrtare e Komunës së Strugës
Ramiz Mero – Burimi i fotografisë: Faqja zyrtare e Komunës së Strugës

KORRIK

4 korrik Dënim me kusht për Jankullovskën, Protugerin dhe Pepiqin, ndërsa për Janakieskin 3.5 vjet burg për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik 1” https://wp.me/peLRoV-3py
5 korrik Gjykata Kushtetuese ndaloi përkohësisht vendosjen e grafës për përkatësinë etnike në certifikata https://wp.me/peLRoV-3p5
6 korrik Të akuzuarit në rastin “Softuerët” u shpallën fajtorë, dënime me burg deri në 8 vjet. Në mesin e të dënuarve edhe Dragi Rashkovski, ish sekretari i Qeverisë https://wp.me/peLRoV-3up
7-8 korrik Punëtorët e Higjienës Komunale në protestë pasi drejtoresha përjashtoi nga puna dhjetëra punëtorë dhe nuk ua përmirësoi kushtet. Drejtoresha me polici i nxori kamionët që ta pastrojnë qytetin e mbytur nga mbeturinat, pasi punëtorët refuzuan të pastrojnë https://wp.me/peLRoV-3Cr
14 korrik “Titanik 3”, funksionarët e BDI-së Ismet Guri dhe Ejup Alimi për të dytën herë u dënuan me nga tre vjet e gjysmë burg për asgjësimin e materialit zgjedhor https://wp.me/peLRoV-3Qs
19 korrik Biznesmeni kontrovers nga RMV, Orce Kamçev, u vendos në listën e zezë të SHBA-së https://wp.me/peLRoV-44a
19 korrik Funksionari i BDI-së Ismet Guri bashkë me dy persona tjerë të dyshuar për vjedhjen e 840 mijë eurove nga DAP https://wp.me/peLRoV-42O
Drejtoresha Kosana Mazneva në protestën te Higjiena Komunale. Pamje nga video e Portalbit
Drejtoresha Kosana Mazneva në protestën te Higjiena Komunale. Pamje nga video e Portalbit

GUSHT

8 gusht Doganat e RMV-së konfiskuan fletëobligacione në vlerë prej 92 milionë dollarë https://wp.me/peLRoV-4M4
10 gusht Personat me diabet protestuan pasi që shteti 8 muaj i la pa gjilpëra dhe shirita për matjen e diabetit https://wp.me/peLRoV-4S1
12 gusht U themelua Partia Demokratike Evropiane, kryetar Arjanit Hoxha, i cili u largua nga Lëvizja Besa https://wp.me/peLRoV-4VV
13 gusht U themelua partia Lëvizja Demokratike, kryetar Izet Mexhiti, i cili u largua nga BDI https://wp.me/peLRoV-4X5
9 gusht Pensionistët protestuan për rritje lineare të pensioneve https://wp.me/peLRoV-4Ye
16 gusht Protestë në Tetovë: U kërkua shkarkimi dhe dënimi i prokurorëve, politikanëve dhe fajtorëve për zjarrin në Spitalin Modular https://wp.me/peLRoV-52V
18 gusht Mbaroi debati në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, shumica nuk i siguroi 80 vota https://wp.me/peLRoV-58n
25 gusht Banorët e Komunës së Studeniçanit protestuan kundër ndotjes që shkakton deponia “Drislla” https://wp.me/peLRoV-5o6
27 gusht Kompania e afërt me BDI-në “Eurovia”, fitoi tenderin për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” https://wp.me/peLRoV-5rH
“VRASJE NË TETOVË" - protestohet para Gjykatës dhe Prokurorisë në Tetovë për drejtësinë e mos sjellë për zjarrin në spitalin modular. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
“VRASJE NË TETOVË” – protestohet para Gjykatës dhe Prokurorisë në Tetovë për drejtësinë e mos sjellë për zjarrin në spitalin modular. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

SHTATOR

1 shtator Aferë në Klinikën e Onkologjisë, barnat për të sëmurët me kancer janë vjedhur dhe u janë shitur pacientëve https://wp.me/peLRoV-5Jw
5 shtator Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi dorëzoi padi për Ministrinë e Arsimit për shkak mungesës së librave për shkollat fillore https://wp.me/peLRoV-5Mu
6 shtator Ndërroi jetë nobelisti shqiptar Ferid Murad https://wp.me/peLRoV-5N3
6 shtator Kuvendi urgjentisht i miratoi ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, me çka parashihet ulja e dënimeve për funksionarët. Reagime të ashpra nga ekspertët dhe qytetarët https://wp.me/peLRoV-5Nl
8 shtator “32 vjet shtet, 32 vjet korrupsion që vret”, Tetova në protestë për dy-vjetorin e tragjedisë në spitalin modular https://wp.me/peLRoV-5TX
9 shtator U themelua partia Lëvizja Populli, kryetar Skender Rexhepi, i cili u largua nga Alternativa https://wp.me/peLRoV-5W8
15 shtator Supremja i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Monstra”, mbrojtja paralajmëroi ankesë në Strasburg https://wp.me/peLRoV-6cr
26 shtator Deponia “Drislla” u dënua me 120.000 euro pasi që e ka ndotur lumin “Markova Reka” në afërsi të fshatit Batincë https://wp.me/peLRoV-6yv
29 shtator Rritje e pranisë së arinjve në Mavrovë dhe Rostushë, Komuna kërkon të shpallet gjendje krize https://wp.me/peLRoV-6FC
Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

TETOR

1 tetor Hyri në fuqi vendimi për uljen e çmimeve të roamingut mes RMV-së dhe BE-së https://wp.me/peLRoV-6IX
10 tetor Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski promovoi në Shkup partinë “Znam” https://wp.me/peLRoV-71x
12 tetor Kryetarja e Qytetit të Shkupit e shkarkoi drejtoreshën e Higjienës Komunale, Kosana Mazneva, e cila për 1 vit përjashtoi nga puna mbi 100 punëtorë https://wp.me/peLRoV-76g
17 tetor Sasho Mijallkovit iu vjetruan veprat për përgjimin e paligjshëm, qytetarët do të paguajnë të gjitha shpenzimet për avokatët e tij https://wp.me/peLRoV-7fV
20 tetor Protestë në Shkup kundër sulmeve izraelite në Palestinë https://wp.me/peLRoV-7nz
25 tetor Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi shkelje të të drejtave dhe diskriminim ndaj romëve në RMV https://wp.me/peLRoV-7zF
30 tetor U zbulua skemë mashtrimi: 20 të arrestuar për fshehje tatimi dhe larje parash në vlerë prej 8 milionë eurosh, 6 në arrati https://wp.me/peLRoV-7IJ
31 tetor Pas hulumtimit të Portalb, Policia dorëzoi padi penale për uzurpatorët e parkingut mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar” https://wp.me/peLRoV-7LI
Parkingu ilegal mbrapa Poliklinikës "Bit Pazar" vazhdon të punojë, pavarësisht padive penale të Policisë. Foto: Portalb.mk
Parkingu ilegal mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar” vazhdon të punojë, pavarësisht padive penale të Policisë. 01.11.2023. Foto: Portalb.mk

NËNTOR

3 nëntor Prokuroria tërhoqi akuzat për Gruevskin dhe Peshevskin, u vjetërsuan veprat penale në lëndën “Trajektorja” https://wp.me/peLRoV-7SH
8 nëntor BFI shkarkoi myftiun e Tetovës dhe Strugës, myftiu i Tetovës kundërshtoi vendimin https://wp.me/peLRoV-854
8 nëntor U publikua Raporti i Progresit për RMV-në: Asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, shqetësues vjetërsimi i veprave penale https://wp.me/peLRoV-84u
14 nëntor Mijalkov shpëtoi nga burgu prej dy vitesh për rastin “Titanik 2”, Apeli shfuqizoi akuzën pasi vepra u vjetrua pas ndryshimeve në Kodin Penal https://wp.me/peLRoV-8gT
17 nëntor “Të dënuar për të vërtetën”, ShGM dhe SPGPM protestuan për vendimin skandaloz ndaj gazetarëve të IRL-së https://wp.me/peLRoV-8m9
23 nëntor Këshilli i Prokurorëve shkarkoi prokuroren Vilma Ruskovska https://wp.me/peLRoV-8F0
27 nëntor Është zhdukur 14-vjeçarja nga Shkupi Vanja Gjorçevska https://wp.me/peLRoV-8OW
28 nëntor Partitë opozitare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike zyrtarizuan koalicionin https://wp.me/peLRoV-8S4
29 nëntor U zgjodhën anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror për Mbrojtje nga Korrupsioni – Antikorrupsioni, ekspertët dhe shoqëria civile reaguan për ndikime politike https://wp.me/peLRoV-8S1
30 nëntor U mbajt Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së në Shkup: Dënime të ashpra për luftën në Ukrainë dhe bllokimin e OSBE-së https://wp.me/peLRoV-8UC
Mbledhja e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Foto: Qeveria e RMV-së
Mbledhja e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Foto: Qeveria e RMV-së

DHJETOR

1 dhjetor Dy vjet e gjashtë muaj burg për Muhamed Zekirin për rastin e shërbimeve konsulentë për Postat dhe Hekurudhat, buxhetit duhet t’i kthejë mbi 1.1 milion euro https://wp.me/peLRoV-8W2
1 dhjetor Vendimet e Këshillit Ministror të OSBE-së 2023 që u mbajt në Shkup: Malta zyrtarisht kryesuese e re e OSBE-së për vitin 2024 https://wp.me/peLRoV-8Xk
3-4 dhjetor 14-vjeçarja e zhdukur Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçari Panço Zhezhovski janë vrarë, Prokuroria: Lupço Palevski organizator dhe kryerës i vrasjes në arrati, katër të arrestuar tjerë përfshirë dhe babain e vajzës https://wp.me/peLRoV-94v
5 dhjetor PISA publikoi rezultatet për 2022-shin, Maqedonia e Veriut shënoi rënie të përgjithshme në cilësinë e arsimit https://wp.me/peLRoV-97A
5 dhjetor SHBA e vendosi në listë të zezë, Koço Angjushevin, biznesmenin i cili shërbeu si zv.kryeministër në mandatin e kryeministrit Zoran Zaev https://wp.me/peLRoV-98e
5-6 dhjetor I dyshuari i parë për vrasjen e 14 vjeçares, Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, RMV kërkoi ekstradim të shpejtë https://wp.me/peLRoV-99v
8 dhjetor BDI paralajmëroi se kryeministër i parë do të jetë Talat Xhaferi, edhe pse në fushatë promovoi Naser Ziberin https://wp.me/peLRoV-9fk
13 dhjetor U mbajt Samiti i BE-së: Synojmë afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët https://wp.me/peLRoV-9pO
19 dhjetor Në Shkup u mbajt konferenca e 19-të ndërkombëtare “eShoqëri.mk” me temë “Inteligjencës Artificiale dhe të Drejtave të Njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” https://wp.me/peLRoV-9kn
 19 dhjetor Kryeprokurori Lubomir Joveski e mbaroi mandatin dhe shkoi në pension, Këshilli i Prokurorëve nga 3 kandidatë vetëm Lupço Kocevskit ia pranoi kandidaturën https://wp.me/peLRoV-9C8
Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e cila u vra në Shkup. Foto: Portalb.mk
Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e cila u vra në Shkup. Foto: Portalb.mk

LEXO NGJARJET E VITEVE PARAPRAKE