Presidenca belge: çfarë mund të pritet për zgjerimin e Bashkimit Evropian?

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Në janar të vitit 2024 Presidencën e BE-së e merr vendi themelues me përvojë – Belgjika, e cila ka qenë edhe vendi i parë kryesues i BE-së. Kundrejt kësaj dosjeje, sipas një hulumtimi të mendimit publik, qytetarët e saj nuk janë shumë optimistë për rezultatet e Presidencës. Vetëm 15% mendojnë se vendi i tyre mund t’i ndryshojë punët në Union për më mirë, ndërsa më shumë se gjysma janë të rezervuar. Madje, pak më shumë se gjysma e kanë qëlluar se vendi do të jetë kryesues në gjysmën e parë të vitit 2024.

Përfaqësuesit zyrtarë të Belgjikës sigurisht se tregojnë një siguri më të madhe për sukses për dallim nga qytetarët, edhe pse janë dukshëm të kujdesshëm sa u përket pritshmërive. Sipas Kryeministrit belg Aleksander De Kro, detyrë e Presidencës nuk është që të “udhëheqë”, por “të lehtësojë”. Me siguri përvoja i mëson që “t’i menaxhojnë pritshmëritë”, veçanërisht për atë se Programi fillon me notën se BE-ja gjendet në një “udhëkryq”, gjë që është përcjellë edhe simbolikisht nëpërmjet logos së Presidencës. Megjithatë, në prezantimin e Presidencës edhe Kryeministrit De Kro edhe Ministrja e punëve të jashtme Labib më shumë herë theksuan “Qëllimi ynë është të realizojmë”. Jemi të bindur se na paraprin një Presidencë e suksesshme, midis të tjerash, edhe për shkak se shteti ynë “është më i mirë në gjetjen e zgjidhjeve, sesa në krijimin e problemeve”, e BE-ja tashmë është “në ADN-në e tij”.

Gjashtë prioritetet tematike të Presidencës janë sublimuar nën moton e Presidencës “Mbrojtje, forcim, përgatitje”:

  • Mbrojtja e qytetarëve;
  • Forcimi i ekonomisë;
  • Përgatitja e të ardhmes;

Mbrojtja e qytetarëve i bashkon prioritetet tematike në fushën e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, por edhe mbrojtjen e kufijve. Nuk duhet të jetë befasi ajo që Belgjika si prioritet të parë të saj e vendos “Mbrojtjen e sundimit të së drejtës, demokracisë dhe unitetit”. Në këtë prioritet është përfshirë edhe uniteti në mbështetjen ndaj Ukrainës.

Prioriteti ekonomik është në vazhdimësi me ato paraprakë – rritja e konkurencës së Unionit, mirëpo njëkohësisht me tejkalimin e sfidave të agjendës digjitale dhe klimatike.

Prioriteti i tretë i referohet vazhdimit të diskutimit për reforma në Union me qëllim që ai të përgatitet për zgjerim. Pritet që Presidenca belge ta kryejë punën e Agjendës Strategjike – dokument që deri në qershor, sipas planit, duhet ta miratojnë shefat e shteteve/qeverive, e duhet t’i përcaktojë qëllimet strategjike dhe udhëzimet për Unionin për pesë vitet e ardhshme – deri në vitit 2029.

Teksti i Programit për zgjerim është mjaft i përgjithshëm se është në stilin e angazhimeve të deritanishme deklarative. Theksi vendoset te monitorimi i kandidatëve, në pajtim me metodologjinë e re dhe parimin e meritave, si dhe te nxitja e reformave, posaçërisht  në fushën e demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Nga ana tjetër, Presidenca belge lajmëron për një fokusim te kapaciteti integrues i BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj, si dhe te “reflekset për reformat e nevojshme të brendshme për një zgjerim të ardhshëm të suksesshëm”.

Është njoftuar se sundimi i së drejtës do të jetë në qendër të vëmendjes edhe në një samit joformal ku do të jenë të ftuar edhe përfaqësuesit e shteteve kandidatë.

Për dallim nga toni i përmbajtur i Programit për zgjerim pritet që pikërisht kjo të jetë një nga temat e nxehta që i është përcjellë Belgjikës, duke pasur parasysh faktin se për Ukrainën dhe Moldavinë është miratuar një vendim politik, por jo edhe vendime konkrete – për datë për fillim të bisedimeve, kornizë negociuese, skrining etj. Përndryshe, përveç Ukrainës dhe Moldavisë, asnjë shtet tjetër kandidat nuk përmendet në mënyrë të përvetshme në Program.

Belgjika nuk ka shumë kohë që t’i përfundojë dosjet e hapura nga ky mandat i të zgjedhurve evropianë dhe Komisionit, duke pasur parasysh zgjedhjet për Europarlamentin që duhet të mbahen në fillim të qershorit të vitit të ardhshëm. Kështu, ekspertët vlerësojnë se koha efektive për përfundim të dosjeve legjislative që janë në im e sipër është praktikisht deri në mars. Dosje të këtilla të papërfunduara janë afër 155 në numër. Nuk është e mundur të gjitha të përfundohen, këtu do të jetë me rëndësi priorititizimi nga ana e Presidencës.

Përsëri, kriteri kryesor për sukses të kësaj Presidence me siguri nuk do të jetë përfundimi i agjendës legjislative, por se si do ta udhëheqë agjendën strategjike dhe reformuese.