“Netët strugane të poezisë” publikoi konkursin për librin më të mirë me poezi

Autorët e librave që janë publikuar në periudhën prej 1 qershori i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2023 do të mund të aplikojnë në Konkursin për çmimin “Vëllezërit Miladinovci”, një çmim që ndahet nga Festivali “Netët strugane të poezisë”, transmeton Portalb.mk.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 25 qershor.

Artistët ose shtëpitë botuese mund të aplikojnë me më shumë vepra, por veprat e tyre nuk duhet të jenë të publikuara paraprakisht në gjuhë të tjera.

Aplikimet që vijnë nga anëtarët e Këshillimit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës, drejtori, të punësuarit dhe anëtarët e Komisionit, nuk do të pranohen.