Nesër nga mëngjesi do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e SHBA-ve në Shkup, do të realizojnë aktivitetet të përbashkët, për çka do të ketë disa kufizime nëpër rrugët e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Nesër (30.05.2023) duke filluar nga ora 08:00, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve do të realizon një aktivitet të përbashkët, ashtu që SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit”, paralajmërojnë nga Policia.

Policia sqaroi që kufizimet do të jenë në rrugën “Samoilova”, “Lazar Liçenocski” (Ambasada e SHBA-ve) dhe “Prohor Pçinski”, ndërsa sipas nevojës edhe bulevardi “Nikolla Karev”, duke përfshirë rrugën “Brigada Maqedone-Kosovare”, “8 Shtatori” dhe “Xhon Kenedi”.