Nesër do të ketë ditë zie në Tetovë për shkak vdekjes së Shpat Kasapit, Këshilli doli me rekomandime
Komuna e Tetovës sot ka vendosur që dita e hënë të shpallet ditë zie në gjithë territorin e saj për vdekjen e këngëtarin Shpat Kasapi, transmeton Portalb.mk.
“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Ata i shprehin ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve, duke vlerësuar të rëndësishëm kontributin e Shpat Kasapit në kulturë dhe muzikën e skenës shqiptare.
“Në ditën e zisë u rekomandohet institucioneve publike, personave juridikë dhe qytetarëve të përmbahen nga organizimi i ceremonive, argëtimeve dhe ngjarjeve muzikore”, thuhet në Vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës, vendim i cili është marrën përmes videombledhjes sot në ora 15:30.
Ndryshe, këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi sot (30 nëntor) u përcoll me homazhe për te varrezat e qytetit të Tetovës, ku u varros në prani të shumë dashamirëve nga gjithë trojet shqiptare.
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare më 26 nëntor në Itali.