RMV, në dy ndeshjet që u zhvilluan sot u shënuan gjithsej 13 gola

Në Maqedoninë e Veriut sot u zhvilluan dy ndeshjet e Ligës së Parë. Struga dhe Vardari arritën të shënojnë fitore bindëse, transmeton Portalb.mk.

KF Struga luajti kundër ekipit të Bashkimit nga Kumanova. Vendasit në këtë ndeshje fituan me rezultat 6:0.

Në të njëjtën kohë u luajt edhe ndeshja ndërmjet dy rivalëve historik, Vardarit dhe Shkupit. Vardari arriti të fiton si vendas e rezultat 6-1.

Këto dy ndeshje ishin në kuadër të javës së XV-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kjo javë do të përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit. Kjo ndeshje do të luhet nesër prej orës 13:00.

Në krye të tabelës gjendet Vardari me 39 pikë, e ndjekur nga Struga me 38 pikë, ndërsa Shkëndija ka 30 pikë dhe një ndeshje më pak. Bashkimi gjendet në pozitë ne pestë më 22 pikë, një pikë më shumë se Arsimi që gjendet në pozitën e gjashtë. Shkupi gjendet në fund të tabelës me vetëm një pik.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari.