Ndërroi jetë këngëtari Shpat Kasapi 

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare mëngjesin e sotëm, raporton Portalb.mk

Lajmin për Portalb.mk e kanë konfirmuar burimet pranë familjes së artistit.

Siç raportojnë mediat, shkak i vdekjes ka qenë sulmi në zemër.

Shpat Kasapi ishte një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare që nga vitet 2000 e këndej, me dhjetëra hite dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme.

Ai do të kujtohet për hitet e tij muzikore si ‘Valle Kosovare’, ‘Kush të ndau prej meje’, ‘Fisnike’ dhe të tjera.

Shpat Kasapi u lind në Tetovë më 1 maj 1985.

Pas vetes la një fëmijë.