Nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së XIV-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut nesër do të luhen ndeshjet e javës së XIV-të në Ligën e Parë. Ndeshja e parë do të luhet në Gjorçe Petrov, Shkup, transmeton Portalb.mk.
Nesër duke filluar prej orës 13:00 do të luhet ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Sileksit.
Të shtunën në Strugë do të luaj KF Shkupi kundër Pelisterit. Kjo ndeshje do të fillojë prej orës 13:00. Në të njëjtën kohë, në Strumicë do të luaje Akademia Brera kundër Vardarit.
Të dielën, në Kavadar do të luhet ndeshjet ndërmjet Tikveshit dhe Bashkimit nga ora 13:00, kur edhe do të fillojë ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Shkëndijës në Gostivar.
Derbi i kësaj jave do të luhet në Shkup të hënën nga ora 13:00. Rabotniçki do të pret Strugën në stadiumin “Todor Proeski”.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.
Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari.