Nesër Albin Kurti viziton Tetovën dhe Çairin

Kryeministri i Kosovës – Albin Kurti, nesër do të qëndrojë për vizitë në Komunën e Çairit dhe Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Në fillim Kurti do të jetë në Çair ku do të bëhet inaugurimi i rrugës “Adem Demaçi”.

Më pas do të niset për në Tetovë ku do të ketë takim me kryetarin e kësaj Komune. Më pas, do të niset për në fshatin Vicë ku do të ketë deklaratë për media së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës. Siç informuan nga Komuna e Tetovës, për lansimin e idesë së kyçjes së të gjithë fshatrave të malësisë në rrugën Tetovë – Prizren. Ndërsa në mbrëmje në sheshin Ilira, do të ketë koncert kushtuar ardhjes së Kurtit, ku do të këndojë Elita 5 dhe do të ketë performancë nga SHKASH “Xheladin Zeqiri”, fjalë rasti do të ketë edhe Kurti.

Kujtojmë që në fund të muajit prill të këtij viti, për vizitë në RMV dhe këto dy komuna ishte edhe presidentja e Kosovës – Vjosa Osmani.