Dy persona vdiqën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në afërsi të Rosomanit

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep në afërsi të Rosomanit, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm dhe sipas informacioneve fillestare ka qenë një përplasje zinxhir ku janë përfshirë katër automjete.

Sot në mëngjes është ndërprerë komunikacioni në magjistralen Gradsko-Prilep për shkak të aksidentit në komunikacion, ndërsa ekipet e MPB-së dhe prokurorisë momentalisht po kryejnë hetim në vend të ngjarjes.

Për intervenim në terren janë dërguar ekipet emergjente mjekësore nga Kavadari dhe ekipet e zjarrfikësve.