Në Toksikologji në natën e Vitit të Ri janë pranuar 23 pacientë në gjendje të alkoolizuar

Numri i intoksikimeve akute të lidhura me substancat psikoaktive po rritet çdo vit, informuan mëngjesin e sotëm nga Klinika e toksikologjisë, njofton Portalb.

Në natën e Vitit të Ri janë pranuar 23 pacientë në gjendje të alkoolizuar. Zakonisht, dominon popullata më e re. Pacienti më i ri ka qenë 14 vjeç.

“23 kontrolle për shkak të intoksikimeve akute, prej të cilave 12 janë minorentë, 11 janë të rritur”, thotë Kirill Naumovski nga Klinika e toksikologjisë.

Të gjithë janë trajtuar në ambulancë dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Të gjithë pacientët kanë theksuar se helmimi është për shkak të alkoolit.