Malta nga Maqedonia e Veriut e mori kryesimin njëvjeçar me OSBE-në

Malta sot nga Republika e Maqedonisë së Veriut e mori kryesimin njëvjeçar me Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), ndërsa kryesimin do ta ushtrojë shefi i diplomacisë Ian Borg, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani më 1 dhjetor në fund të Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, deklaroi se vendimi për kryesimin e Maltës është sjellë njëzëri.

Osmani u falënderuar për marrjen e përgjegjësisë për vazhdimin e misionit jashtëzakonisht të rëndësishëm të OSBE-së në këto, siç tha, kohëra sfiduese. Maltës i dëshiroi vit më pak sfidues se viti në të cilin me Organizatën kryesoi Maqedonia e Veriut.

Ministri maltez dhe kryesues i ardhshëm Ian Borg e theksoi gatishmërinë e Maltës që ta merr kryesimin.

Vendimi i njëzëshëm i të gjithë 57 vendeve-anëtare është dëshmi për përkushtimin tonë të përbashkët që të vazhdojmë ta përforcojmë organizatën tonë dhe, edhe krahas të gjithë sfidave me të cilat momentalisht ballafaqohemi, të sigurojmë që kjo organizatë të mbetet e fuqishme. OSBE është krijuar mbi parime he vlera të përbashkëta. Ajo është platformë inkluzive për dialog efektiv dhe do të kujdesemi që ta përforcojmë”, tha Borg.

Përzgjedhja e Maltës si kryesues i ardhshëm me OSBE-në u arrit pas disa tentimeve të pasuksesshme që të arrihet konsensus për vendin e vetëm kandidat për kryesim mr Organizatën për vitin 2024 – Estoninë – për shkak të vetove të cilat i mori nga Rusia dhe Bjellorusia.

Në vitin 2025, madje, kryesimin njëvjeçar me OSBE-në do ta marrë Finlanda.

OSBE-ja, selia e të cilës është në Vjenë, është themeluar në vitin 1973 dhe është organizata më e madhe ndërqeveritare e sigurisë në botë me 57 vende-anëtare dhe 11 vende partnere.