Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë mesnatës do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, ndërkohë çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 do të ngel i njëjtë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,979 den/kg”, sqaroi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Me ndryshimet e fundit, prej 26 marsit, benzina BS-95 do të shitet për 85 denarë, benzina BS-98 për 87 denarë, eurodizeli BS për 77 denarë, vaji për djegie ekstra i lehtë për 76 denarë dhe mazuti për 44.776 denarë.