Në më pak se 24 orë ngordhën tre kuaj në Kopshtin zoologjik të Shkupit, dyshohet për helmim

Ka ngordhur edhe kali i tretë nga kopshti zoologjik i Shkupit, më pak se 24 orë pas ngordhjes së dy të tjerëve, kanë konfirmuar për Meta.mk punonjës të kopshtit zoologjik, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për tre kuaj të dhuruar nga një park kombëtar austriak, me origjinë nga Mongolia.

Ngordhja e kuajve është paraqitur në polici edhe nga punonjësit ditën e djeshme, nën dyshimin se bëhet fjalë për helmim.

“Është bërë autopsi dhe priten rezultatet zyrtare”, deklaroi Zoran Popov, ushtrues detyre drejtor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit.

Dyshohet se bëhet fjalë për helmim të qëllimshëm, pasi siç dëshmojnë punonjësit, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, përrteth nuk ka pasur ushqim tjetër, kuajt nuk kanë shfaqur më parë shenja sëmundjeje dhe aty pranë ka pasur, ndërsa aty pranë kishte një zog të ngordhur.

Së fundmi, gjirafa Kasper, një banore e preferuar për një kohë të gjatë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ngordhi nga një infeksion “salmonelë”. Sipas analizave patohistologjike të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, është konstatuar se ky infeksion është konstatuar në stomakun, mëlçinë, shpretkë

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar në kopshtin zoologjik të Shkupit, për dy javë u vranë mbi 10 kuaj dhe mushka, që t’u jepen si ushqim kafshëve mishngrënëse, dëshmuan së paku tre punonjës të kopshtit zoologjik, ndërsa informacionin e konfirmoi drejtori Kristijan Stamenov.

Ndërkohë pas këtij skandalit që tronditi opinionin, u shkarkuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Kristijan Stamenov.

Ndërkohë, në qershor të këtij viti, Kopshti Zoologjik i Shkupit humbi statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin evropian të kopshteve zoologjike. Kjo erdhi për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të vendosura nga EAZA në dy vitet e fundit,

Shoqata evropiane e kopshteve zoologjike dhe akuariumeve (EAZA) është një lloj Bashkimi Evropian për kopshtet zoologjike. Kopshti i Shkupit ishte kandidat për anëtarësim në EAZA që nga viti 2007, përkatësisht kryetarët e komunave Trifun KostovskiKoce Trajanovski dhe Petre Shilegov punuan për anëtarësimin e saj.