Në Maqedoninë e Veriut, subjektet e mëdha juridike janë më inovative sesa të voglat

Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës 2022- 2024, subjektet afariste inovative janë 22.4 përqind të përfaqësuara në numrin e përgjithshëm të subjekteve afariste, raporton Portalb.mk.

“Sipas madhësisë së subjekteve afariste, në periudhën gjatë viteve 2022-2024, aktivitetet inovative kanë pasur 19.6 % e subjekteve të vogla, 32.1 % e subjekteve të mesme dhe 40.9 % e subjekteve të mëdha”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti inovacioni është përfshirë te subjektet e mëdha (40 %), ndërsa te subjektet e mesme kemi (32.1 %). Më së paku inovacion kemi te subjektet e vogla, ku vetëm 19.6 përqind e këtyre subjekteve kanë aktivitete inovative.

“Sipas sektorëve, inovacionet më të shumta janë në sektorin e Kërkimit dhe zhvillimit shkencor, 57.1%, pastaj në sektorët e Aktiviteteve financiare dhe të sigurimeve, 43.6%, Furnizimi me Ujë; largimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet për rehabilitimin e mjedisit, 35.4%, dhe përqindja më e vogël e inovacioneve është në sektorin e Minierave dhe Gurores, 13.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.