EUROPOL shkatërroi një kartel ballkanik të drogës

Një nga anëtarët kryesorë të ashtuquajturit kartel ballkanik është arrestuar të mërkurën në Mal të Zi si pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar në të cilin, me mbështetjen e Agjencisë Evropiane të Policisë, EUROPOL, u ndaluan gjithsej 12 të dyshuar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Operacioni u krye në Mal të Zi si dhe në Gjermani, ku u arrestuan katër persona.

Rrjeti kriminal akuzohet për kontrabandën e dërgesave me shumë ton kokainë në Bashkimin Evropian (BE), raportoi EUROPOL-i.

Hetimi, i cili u mbështet nga policia malazeze dhe gjermane, si dhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një qelizë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit.

Të dyshuarit besohet se kanë mbajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financues te koordinatorë dhe logjistikë përgjegjës për transportin.

Një nga anëtarët kryesorë të ashtuquajturit kartel ballkanik është arrestuar të mërkurën në Mal të Zi si pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar në të cilin, me mbështetjen e Agjencisë Evropiane të Policisë, EUROPOL, u ndaluan gjithsej 12 të dyshuar.

Operacioni u krye në Mal të Zi si dhe në Gjermani, ku u arrestuan katër persona.

Rrjeti kriminal akuzohet për kontrabandën e dërgesave me shumë ton kokainë në Bashkimin Evropian (BE), raportoi EUROPOL-i.

Hetimi, i cili u mbështet nga policia malazeze dhe gjermane, si dhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një qelizë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit.

Të dyshuarit besohet se kanë mbajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financues te koordinatorë dhe logjistikë përgjegjës për transportin.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë raportoi se muaj të tërë aktivitetesh rezultuan në ngritjen e kallëzimeve penale nga Drejtoria e Policisë kundër 10 personave për veprat penale të shoqatës kriminale, prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve.

“Padia penale i ngarkon të dyshuarit për shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa grupi prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të bashkimit kriminal”, deklaroi Prokuroria e Lartë e Shtetit.