Në Maqedoninë e Veriut po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër

Diagnostikimi i ngecjes së rritjes te fëmijët në vend është madje në moshën 11 dhe 12 vjeçare, ndërsa këtë më shpesh e zbulojnë prindërit e tyre. Për   endokrinologët dhe Shoqatën Civile “Rast” është një fazë e vonuar, raporton MIA. Duke marrë parasysh faktin se vitet e fundit në Veles dhe në vend është rritur numri i rasteve të zbuluara të fëmijëve me shtat të shkurtër, gjegjësisht fëmijëve që kanë probleme me këtë lloj hormoni, organizata civile “Rast” dhe   endokrinologët sot në Shtëpia Evropiane e Rinisë në Veles mbajti një ligjëratë edukative.

Me këtë ligjëratë njëherit u rinovua fushata për ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me shtat të shkurtër, e cila u ndërpre në vitin 2013, ndërsa tani organizatorët e fushatës morën mbështetje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryetari i Shoqatës civile “Rast”, Aleksandar Petkovski, informon se fatkeqësisht shkalla e fëmijëve të diagnostikuar me shtat të shkurtër në vend është e lartë.

Njëkohësisht, ai paralajmëroi se do t’i vizitojnë të gjitha qytetet e vendit, ndërsa endokrinologët do të mbajnë leksione edukative me mjekë në institucionet shëndetësore publike dhe të interesuarit në ato private.