Në Maqedoninë e Veriut pesë të arrestuar për dhunë në familje vetëm brenda 24 orëve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar gjatë 24 orëve pesë të dyshuar për dhunë në familje. Këto arrestime erdhën pas tetë raportimeve, transmeton Portalb.mk.
Kumanovari 42 vjeçar u arrestua nën dyshimet se e ka malltretuar në mënyrë fizike e pqikike bashkëshorten. Për arsye të njëjtë u arrestua edhe 40 vjeçari nga Shkup, 59 vjeçari në Kamenicë, 50 vjeçari në Shtip dhe 53 vjeçari në Shën Nikollë.
Në polici janë raportuar edhe raste si dhuna psikike që i bën një 33 vjeçare djalit të tij që jeton me burrin e ndarë, një 41 vjeçare fizikisht ishte malltretuar nga burri, ndërsa djali 57 vjeçar e ka malltretuar një kohë të gjatë prindin 81 vjeçar.
Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën.
Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.