U refuzuan sot edhe dhjetëra amendamente të parashtruara nga opozita shqiptare dhe maqedonase

Në Komisionin kuvendor për financim he buxhet sot pasdite përfundoi dita e dytë e debatit rreth amendamenteve të parashtruara ndaj propozim-rebalancit të buxhetit. U shqyrtuan dhe u refuzuan rreth 20 amendamente të parashtruara nga BDI, LSDM dhe E Majta, raporton MIA. Debati i amendamenteve vazhdon nesër në orën 12:00. 

Janë parashtruar gjithsej 224 amendamente prej të cilave 90 janë nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga E Majta dhe 5 nga VLEN-i.

Nga BDI kërkuan fonde për rindërtimin dhe ndërtimin e shtretërve të lumenjve në disa fshatra të Likovës, për ndërtimin e një rruge deri në shtëpizën malore Çeples dhe ndërtimin e disa rrugëve lokale në komunat Çashkë dhe Veles.

Të ardhurat e përgjithshme në rebalanc janë projektuar në 379,2 miliardë denarë, që është një rritje prej gati 4,2 miliardë denarë ose 1,1 për qind krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2026. Shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 425,2 miliardë denarë. Janë siguruar fonde shtesë për investime kapitale, të cilat arrijnë gati 46 miliardë denarë dhe janë rritur me gati 5,8 miliardë denarë, që është një rritje prej 14,5 për qind. Rritja ekonomike është parashikuar në 3,5 përqind, inflacioni në 4,5 përqind dhe deficiti buxhetor në 4,1 përqind të BPV-së.

Ndryshe, shqyrtimi i amendamenteve për rebalancin e Buxhetit filloi më 7 korrik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Para anëtarëve të Komisionit janë paraqitur gjithsej 224 amendamente: 87 nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga Levica dhe 8 nga koalicioni VLEN.

Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut më 23 qershor e ka miratuar rebalancin e buxhetit të shtetit, duke rishpërndarë mjete për disa projekte kapitale.