Në Maqedoninë e Veriut janë 8 zjarre aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se deri në ora 18:00 në gjithë vendin janë tetë zjarre aktive të regjistruara, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup është aktiv vetëm një zjarr, në Komunën e Çuçer Sandevës, në hapësirën ndërmjet burimeve të Babunës dhe Vrimës Babuna. Qendra sqaroi që deri në ora 18:00 nuk ka pasur flakë, por vetëm tym.

Qendra ka njoftuar edhe për zjarre tjera në Prilep, Cashkë, Staro Nagorican dhe Dojran.

Më së shumti zjarre aktive janë regjistruar në Makedonski Brod. Aty janë regjistruar tre zjarre aktive: në fshatin Qreshnevo, lagjen Samokov dhe fshatin Slatino.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut këto ditë po përballe me zjarre masive të pakontrolluara. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, ka paralajmëruar punësimin e 400 zjarrfikësve të përkohshëm. Deri më tani, për shkak zjarrit ka ndërruar jetë një person në Gjorçe Petrov, ndërsa ka pasur edhe bllokim të kufirit në Bllacë.

Dje (6 korrik), qeveria promovoi 38 automjete të vjetra të ushtrisë dhe policisë që u ripërdorën për shuarjen e zjarreve. Angellov tha sot se disa nga këto automjete po përdoren aktualisht për të shuar zjarrin e madh pranë Bllacës dhe kanë provuar të jenë shumë efektive.