Në disa pjesë të Shkupit nesër do të ketë kufizime në komunikacion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që nesër në mesditë do të ketë kufizime në disa pjesë të qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Njoftojmë qytetarët e Shkupit se më 24 nëntor, e premte, në periudhën nga ora 11:00 deri 14:30, Njësia për siguri në komunikacion në SPB Shkup, do të marr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit”, njoftojnë nga Policia.

Në njoftim theksohet që kufizimet do të jenë në qendër të qytetit të Shkupit, për shkak paralajmërimeve për mbajtjen e dy protestave.