Në dhjetorin e ardhshëm pritet të jetë gati Aeroporti i Vlorës

Punimet në Aeroportin e Vlorës do të përfundojnë fiks një vit më vonë, por ministrja e Infrastrukturës pohon se fluturimet do të nisin vetëm pranverën e 2025, siç është parashikuar në kontratë pasi disa muaj do të duhen për certifikimet ndërkombëtare të nevojshme, raporton Klan.

Belinda BallukuNe do të mundohemi ta mbyllim në Dhjetor të 2024-ës për t’i dhënë mundësinë e certifikimit të fundit.

Drejtuesit e kompanisë që po ndërtojnë këtë aeroport gjatë inspektimit të punimeve nga kryeministri, thonë se është kryer 28 për qind e punës.

“Vazhdojmë akoma me mbushjen. Kemi avancuar goxha me punë.”

Paralelisht me aeroportin po punohet dhe për ngritjen e një akademie për trajnimin e kontrollorëve dhe stafit të aeroportit.

“Akademia duhet të fillojë maksimumi në Shtator 2024, me shpresën se dikur do të jemi edhe një akademi pilotësh”, thotë Balluku.

Aeroporti i Muchniut po asiston në të gjithë procesin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, nga i cili do të kryhen për herë të parë dhe fluturime direkte transoqeanike. Fluturimet e para parashikohen në pranverën e 2025-ës