Smartfoni më i fundit i Samsung ka ekran OLED për 140 dollarë

Samsung nuk e ka prezantuar ende zyrtarisht smartfonin Galaxy A15 5G, por modeli i ri buxhetor tashmë ka filluar të listohet në disa distributorë në mbarë botën, raporton PCW.

Faqet e këtyre distributorëve listojnë të gjitha specifikat e Galaxy A15 5G përfshirë ekranin e spekuluar 5G. Është hera e parë që Samsung vendos një panel OLED në një smartfon të segmentit të ulët të serive Galaxy A dhe është një përditësim i madh krahasuar me Galaxy A14 5G.

Siç duket Samsung po përgatitet për të kaluar mbarë linjën A në panele OLED. Pajisjet në seritë Galaxy A2X kanë marrë panele OLED në fillim të vitit.

Galaxy A24 ishte i pari me ekran 90Hz AMOLED në mbarë linjën me panel OLED. Ndërkaq Galaxy A15 5G nuk ka një ekran me frekuencë të lartë rifreskimi por karakterizohet nga një panel 6.5-inç FHD+ AMOLED.

Telefoni gjithashtu ka një bateri të konsiderueshme prej 5,000 mAh dhe karikimi 25W.

Specifikat e tjera të tij janë procesori MediaTek Dimensity 6100 Plus, 4GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Listimi përmend edhe konfigurimin e kamerës prej 50-megapiksel parësore, 5-megapiksel ultrawide dhe 2-megapiksel macro.

Kamera selfie ka një sensor prej 13-megapiksel. Telefoni do të shitet duke filluar nga 139 dollarë.